![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/9/9e/Coat_of_arms_of_Vatican_City_%25282001%25E2%2580%25932023%2529.svg/langsq-640px-Coat_of_arms_of_Vatican_City_%25282001%25E2%2580%25932023%2529.svg.png&w=640&q=50)
Sekretari Kardinal i Shtetit
From Wikipedia, the free encyclopedia
Sekretari i Shtetit i Shenjtërisë së Tij (latinisht: Secretarius Status Sanctitatis Suae, italisht: Segretario di Stato di Sua Santità), i njohur zakonisht si Sekretari Kardinal i Shtetit, kryeson Sekretariatin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, i cili është dikasteria më e vjetër dhe më e rëndësishme e Kurisë Romake.[1] Sekretariati i Shtetit kryen të gjitha funksionet politike dhe diplomatike të Selisë së Shenjtë dhe të Qytetit të Vatikanit. Sekretari i Shtetit nganjëherë përshkruhet si kryeministër i Selisë së Shenjtë,[2] edhe pse kreu nominal i qeverisë së qytetit të Vatikanit është Presidenti i Komisionit Papnor për Shtetin e Qytetit të Vatikanit.
Fakte të shpejta Sekretari i Shtetit i i Shenjtërisë së Tij Secretarius Status Sanctitatis Suae Segretario di Stato di Sua Santità, Stili ...
Sekretari i Shtetit i i Shenjtërisë së Tij
Secretarius Status Sanctitatis Suae Segretario di Stato di Sua Santità | |
---|---|
![]() Stema e Selisë së Shenjtë | |
Sekretariati i Shtetit | |
Stili | Shkëlqesia e Tij |
Anëtar/e i | Kuria Romake Këshilli i Kardinalëve |
Raporton tek | Papa |
Emërues | Papa |
Kohëzgjatja e detyrës | Emërimi i një Pape të ri |
Themelimi | 20 nëntor 1551 |
Mbajtësi i parë | Girolamo Dandini |
Emra jo-zyrtar | Sekretariati Kardinal i Shtetit |
Mbylle
Sekretar i Shtetit aktualisht është Kardinali Pietro Parolin.[3]