![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/a/a3/Sejfulla_Mal%25C3%25ABshova.jpg/640px-Sejfulla_Mal%25C3%25ABshova.jpg&w=640&q=50)
Sejfulla Malëshova
politikan shqiptar / From Wikipedia, the free encyclopedia
Sejfulla Malëshova (Malëshovë, 2 mars 1900 - Fier, 11 qershor 1971) qe sekretar i kabinetit Noli, ndër komunistët e parë, përkthyes dhe letrar shqiptar. Malëshova përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”.[1] Në lëmin letrar, Pipa e përshkruan "babai i letërsisë komuniste në Shqipëri".[2]
Fakte të shpejta Ministër i Shtypit, Propagandës dhe Kulturës Popullore, Paraprirë nga ...
Sejfulla Malëshova | |
---|---|
![]() | |
Ministër i Shtypit, Propagandës dhe Kulturës Popullore | |
Në detyrë 23 tetor, 1944 – 21 mars, 1946 | |
Paraprirë nga | Akile Tasi min. i Kulturës Popullore |
Pasuar nga | - |
Ministër i Arsimit | |
Në detyrë 22 mars 1946 – 1 tetor 1948 | |
Paraprirë nga | Kostaq Cipo |
Pasuar nga | Manol Konomi |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 2 mars 1900 Malëshovë, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 11 qershor 1971 Fier, Republika Popullore e Shqipërisë |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Punësimi | Mjek, përkthyes, letrar |
Mbylle