Rumania e Madhe
From Wikipedia, the free encyclopedia
Termi Rumania e Madhe (rumanisht: România Mare) zakonisht i referohet kufijve të Mbretërisë së Rumanisë në periudhën ndërluftëtare,[1] të arritur pas Bashkimit të Madh. Ai gjithashtu i referohet një ideje pan-nacionaliste.[2][3]
Si koncept, qëllimi i tij kryesor është krijimi i një shteti-komb i cili do të përfshijë të gjithë rumanisht-folësit.[4][5][6][7][8] Në vitin 1920, pas përfshirjes së Transilvanisë, Bukovinës, Besarabisë dhe pjesëve të Banatit, Crișana, dhe Maramureș, shteti rumun arriti shtrirjen më të madhe gjeografike në kohë paqeje (295,049 km2). Sot, koncepti shërben si një parim udhëzues për bashkimin e Rumanisë dhe Moldavisë.
Ideja është e krahasueshme me koncepte të tjera të ngjashme si Bullgaria e Madhe, Idea e madhe, Jugosllavia e Madhe, Hungaria e Madhe dhe Italia e Madhe.[9][10]