shkrimtar dhe diplomat britanik From Wikipedia, the free encyclopedia
Robert Wilton (lindur në 22 shkurt 1973) është shkrimtar dhe diplomat. Ai u nderua me çmimin prestigjioz nga shoqata “Historical Writer’s Association Crown” për novelat e tij historike.[1]
Robert Wilton u rrit në juglindje të Anglisë. Ndoqi shkollën “Whitgift” në Croydon dhe studioi histori në Kolegjin 'Christ's Church' në Oxford. Në 1995 iu bashkua Ministrisë së Mbrojtjes në Britaninë e Madhe, ku gëzoi një sërë pozicionesh duke përfshirë atë të Sekretarit privat në tri Sekretari Shtetërore (politikanë si Des Browne, John Hutton dhe Bob Ainsworth). Karriera në Shërbimin Civil përfshin eksperienca pune në Zyrën e Kabinetit dhe Zyrën e Komonuelthit dhe të Punëve të Jashtme.
Më 2006, kryeministri i ri i Kosovës, Agim Çeku, kërkoi ndihmë prej qeverisë britanike për zhvillimin e punëve në zyrën e tij. Për shkak të njohjes dhe familjaritetit me rajonin e Ballkanit, u dërgua Wilton. Ai shërbeu si këshilltar i Çekut për çështjet ndërkombëtare, komunikim dhe administrim, duke e shoqëruar kryeministrin si asistent gjatë vitit 2007 në takimet me Serbinë. Wilton punoi për një periudhë të shkurtër edhe gjatë periudhës së kryeministrit Hashim Thaçi. Ai ishte në Kosovë me rastin e pavarësisë në shkurt 2008. Më 2010, u kthye në Kosovë në pozicionin e Drejtuesit të Politikave dhe të Çështjeve Publike në Zyrën Ndërkombëtare Civile, duke monitoruar dhe këshilluar qeverinë kosovare. Më 2013 ai u emërua zëvendës-ambasador i Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSCE) Presence in Albania, e shqipëruar Prezenca e OSBE-së në Shqipëri.
Që prej vitit 1992 bashkëjeton me shkrimtaren Elizabeth Gowing. Më 2009, së bashku me një mik kosovar kanë themeluar “The Ideas Partnership”, një shoqatë bamirësie që mbështet edukimin dhe integrimin e fëmijëve të komuniteteve minoritare dhe të margjinalizuara. Ka punuar edhe në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe të mjedisit.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.