Robert Schuman (politikan)
From Wikipedia, the free encyclopedia
Robert Schuman (emri i plotë: Jean-Baptiste Nicolas Robert Schuman, 29 qershor 1886 – 4 shtator 1963) ishte një burrë shteti francez i lindur në Luksemburg. Schuman ishte një mendimtar politik dhe aktivist Kristian Demokrat (Lëvizja Republikane Popullore). Dy herë kryeministër i Francës, një ministër reformist i financave dhe një ministër i jashtëm, ai ishte i rëndësishëm në ndërtimin e institucioneve evropiane dhe transatlantike të pasluftës dhe ishte një nga themeluesit e Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës dhe NATO-s.[1] Viti akademik 1964–1965 në Kolegjin e Evropës u emërua në nder të tij. Në vitin 2021, Schuman u shpall i nderuar nga Papa Françesku në njohje të veprimit të tij sipas parimeve të krishtera.[2] Robert Schuman ka hyrë në historinë e projektit më të madh evropian si një nga themeluesit kryesorë të tij dhe së bashku me Zhan Mone – një nga ideatorët e asaj çka sot njihet si Bashkimi Evropian.[3]
Robert Shuman
Politikan dhe avokat francez,
Babai i Bashkimit Europian
Babai: Jean-Pierre Schuman
Nëna: Eugene Duren
Lindi më 29 qershor 1886 në Clausen, rrethinë e Luksemburgut
Vdiq më 4 shtator 1963 (77 vjeçar) në Lorraine, Francë
Partia: Mouvement républicain populaire (kristain-demokrate)
Gjëndja civile:Nuk u martua kurrë dhe nuk pati fëmijë
Mandati i parë 24 nëntor 1947 - 19 korrik 1948
Prsident i Republikës Auriol
Qeveria e Robert Shuman
Pararendës: Paul Ramadier
Pasues: André Marie
Mandati i dytë 5 shtator 1948 - 7 shtator 1948
Prsident i Republikës Auriol
Qeveria e Robert Shuman
Pararendës: André Marie
Pasues: Henri Queuille
Presidenti i 5-të i Parlamentit Europian
1958 — 1960
Pararenës: Hans Furler
Pasues: Hans Furler