From Wikipedia, the free encyclopedia
Rio Grande do Norte (Shqip. "Lumi i Madh i Veriut", i referohet grykës së lumit Potennji) është një nga shtetet e Brazilit, i ndodhur në rajonin verilindor të vendit dhe zë pjesën më verilindore të kontinentit. Për shkak të pozicionit të tij gjeografik, Rio Grande do Norte ka rëndësi strategjike. Kryeqytetit dhe qyteti më i madhe është Natal. Këtu ka lindur folkloristi Luís da Câmara Cascudo dhe sipas NASA-s,[1] ky shtet ka ajrin më të pastër në Amerikë. Vija bredetare plot 410 km me plazhe plot rërë e diell, palmat e kokosit dhe lagunat e shumta janë shkaku i famës së plazheve. Atolli Rocas, i vetmi i këtij lloji në Oqeanin Atlantik, është pjesë e shtetit.
Aktiviteti kryesor ekonomik është turizmi, i ndjekur nga nxjerrjen e naftës (prodhuesi i dytë më i madhe në vend), bujqësia, kultivimi i frutave dhe nxjerrja e mineraleve, përfshirë prodhimin e konsiderueëshm të kripës së detit.[2]
Shteti është i famshëm për atraksionet e shumta popullore si Maior cajueiro do mundo (pema e shqemës më e madhe në botë),[3] dunat dhe gamilet e Genipabu-së[4], plazhet e famshme në Ponta Negra, Maracajaú dhe parajsa Pipa,[5], karnavalet më madhështore në Brazil jashtë sezonit[6], kështjella mesjetare Forte dos Reis Magos[7], kodrat dhe malet në Martins[8], Parku i Dunave, parku i dytë urban më i madh në vend[9], e të tjera atraksione. Shteti është më i afërti me arkipelagun Fernando de Noronha[10].
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.