From Wikipedia, the free encyclopedia
Ka lindur në vitin 1903 në një familje të madhe qytetare elbasanase me tradita atdhetare.
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull sipas rregullores mbi shkronjat Ç, ç, Ë, ë, bie në kundërshtim me rregulloren e Wikipedisë në gjuhën shqipe, për këtë arsye nuk mund të merret si i saktë derisa të rregullohet. |
Ishte një nga fëmijët e patriotit Elbasanas Ibrahim Bumci dhe nga nëna Alemshah nipi i vëllezërve patriote Hysen dhe Ahmed Dakli.
Qysh i vogël u ushqye me tradita familjare me ndjenjën e punës, ndershmërinë, korrektesën, shpirtmadhësine , respektin për të tjerët.
Që në moshën 9 vjec aktivizohej dhe ndihmonte babain e tij në punët e tregtisë duke trashëguar nga familja zanatin e disa brezave të tregtisë, duhet thënë se Z.Ibrahim Bumci, babai i Rifatit ka qenë kryetari i parë i dhomës së tregtisë së Elbasanit, ka kontribuar në aktiviten patriotik në atë kohë duke u zgjedhur nga kongresi i Elbasanit si një nga anëtaret e komisionit administrativ te shkollës pedagogjike si dhe aktivist për krijimin e opozitës.
Rifati ka lidhje familjare me disa personalitete ndër te cilët mund të përmendim , njëri nga femijët e vëllait të tij Z.Rrapush Bumci, Shkelqim Bumci ka qenë inxhinier i njohur. Nga kushërinjtë tanë në Lezhë dhe në Shkoder mund të përmendim: Patriotin e njohur shqiptar imzot Luigj Bumci i cili ka qenë një nga anëtarët e rregjencës të zgjedhur nga Kongresi i Lushnjës, ka kryesuar delegacionin shqiptar në koferencën e paqes të Parisit, ministri dhe deputeti Aldo Bumci, dhe zonja Klaudia Bumci gazetare në radio Vatikani. Nga njerëzit e nënës së tij Alemsha mund te veçojme një nga fëmijët e patriotit Hysen Dakli prof.dok.Ibrahim Dakli shkencëtar, kimist në Itali, drejtues i dy kompanive të njohura Montekatini dhe Edison, shpikës i 27 patentave ndërkombëtare si dhe nipin e patriotit Ahmet Dakli ministrin, deputetin dhe kryebashkiakun Engjell Dakli.
Ne vitin 1940 Rifati martohet me Bajen, vajzen e madhe te Ibrahim Hasekiut, nga kjo martesë lindën 3 vajza. Vajza e madhe Manushaqe, Engjëllushe dhe Bardha. Familja Hasekiu eshte nje familje e madhe me origjine të largët nga Turqia. Përfaqesues të kësaj familje kane qene pjese e oborrit perandorak te sulltanit ne garden personale te tij. Me ardhjen e ushtrise Osmane ne Ballkan njeri nga drejtuesit e saj ka qene nje ushtarak madhor me mbiemrin Hasekiu. Ndërsa nena e saj Hamideja ka qene motra e tregtarit te madh Sulejman Domi, dhe halla e gjuhetarit te madh shqiptar Prof.Dr.Mahir Domi.
Tregtia e ndershme e paster ishte pasioni i Rifatit por kete pasion si shume tregtare të tjerë do ta shkatarronte diktatura komuniste.
Ne vitin 1948 Rifati denohet me heqje lirie dhe shpronesohet i kofiskohet malli i dyqanit dhe gjthe pasuria e tunshme dhe e pa tunshme, nxirret nga shtepia gruaja e tij Baja e cila ishte nga familja e madhe e Hasekiut dhe ato tregtare bashke me 2 vajzat e mitura nen kercenimin e njerezve te sigurimit te cilet vodhen te gjithe plackat e shtepise nen preteksin e kofiskimit ku ishte shperblimi qe komunizmi i beri punes se ndershme, tregtise se paster, shkaarremit te tradites shume vjecare ne kete fushe si dhe shperblimi per ndihmen financiare e materiale qe dha Rifati si shume tregtare te tjere per luften nacionale clirmtare.
Komunizmi e zhveshi nga gjithcka materiale ftuti i punes dhe djerses se tij por nuk arriti ta zhvishte nga morali i tij ai mbeti po ai njeri i ndershem, korrekt, punetor i palodhur, shpirtmall, teper i drejte.
Vazhdoi te ushtronte tregtine ne shoqerite tregtare te krijuara “Kolektiva” ne vitin 1968 keto kolektiva u prishen dhe pas nje kohe pa pune me zor arriti te siguronte pune si shites ne dyqan shteti me artikuj plastike. Shume njerez e mbajne mend dhe e kujtojne me respekt per ato cilesi dhe vyrtyte qe i pati gjithe jeten e kujtojne hallexhit se si mundohej ti ndihmonte ne hallet e tyre ate artikull qe nuk e gjenin tek dyqanet e tjera me siguri do ta gjenin tek “Bumci” kur punonte ne dyqan shteti (dyqanet e veta sic thame ja konfiskuan) orari i tij ishte 05:00 e mengjesit deri ne 21:00 te darkes dhe ja perseri shperblimi i komunizmit nuk ju njoh e drejta per pension pleqerie. Patjeter se ne kujtesen e Elbasansve ishte pazari i vjeter tek rrapi i bezi stanit ku ne dhjetera dyqane zhvilluan tregtine tyre te ndershme elita familjeve Elbasane per te cilat shperblimi komunist qe teper i hidhur. U zhduk qendra e vjeter e tregtise ne Elbasan, kurse bota e qyteteruar i ruan me shekuj qendra te tilla duke u krenuar me to dhe duke i konsideruar monumente kulture. Gjithashtu Rifati ka kontribuar financiarisht bashke me qytetare te tjere per botimin e librave te komunitetit Mysliman.
Ne vitin 1945 ne gjygjin special qe u be per djalin e Aqif Bicakut, Ibrahimin ne peticionin e rralle te firmosur nga shume elbasan per faljen e jetes se tij, gjendet dhe nenshkrimi i Rifat Bumci dhe per kete arsye ai u be pjese e persekutimit, burgosjes, marrjes se pasurise e njolles “Kulak” pa triska fronti per shume e shume vite.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.