Richard Feynman
From Wikipedia, the free encyclopedia
Richard Phillips Feynman (sqt. Riçard Filips Fajman) lindi më 11 maj 1918 ; vdiq më 15 shkurt 1988. Fajnmani qe një fizikant amerikan, i njohur për punën e tij në formulimin alternativ të mekanikës kuantike e bazuar në integralet e shtegjeve dhe për teorinë e elektrodinamikës kuantike, fizikën e superfluiditetit të heliumit të tejftohur, dhe për një teori bërthamore. Për kontributet e tij në zhvillimin e elektrodinamikës kuantike, Fajnmani ndau çmimin Nobel në Fizikë në vitin 1965, me Julian Shuinger dhe Shin-Iciro Tomonaga. Fajnmani zhvilloi një skemë reprezantimi piktorial shumë të përdorur për ekuacionet matematike që kontrollojnë sjelljen e thërrmijave bërthamore. Me vonë ky reprezantim piktorial u bë i njohur si diagramat e Fajmanit.Gjatë jetës së tij Fajmani qe një nga shkencëtarët më të njohur në botë.
![]() | |
U lind në | 11 Maj 1918 Far Rockaway, Queens, New York, Shtetet e Bashkuara të Amerikës |
Vdiq | 15 shkurt 1988 (mosha 69) Los Anxheles, Kaliforni, ShBA |
Kombësia | Amerikan |
Profesioni | Fizikant |
Fajmani qe një nga shkencëtarë kyç që ndihmuan në zhvillimin e bombës atomike. Ai gjithashtu morri pjesë në panelin që investigoi shpërthimin e anijes Challenger. Përveç punës së tij në fizikën teorike, Fajmanit është i njohur si një nga pionieret e informatikës kuantike,[1] si dhe me futjen e konceptit të nanoteknologjisë (krijimin e pajisjeve në shkallë molekulare).[2] Gjatë jetës së tij ai mbajti katedrën e Rikard Cejs Tolman në fizikën teorike në Kaltek.
Fajmani që një nga popullarizuesit e fizikës në librat dhe në leksionet e tij, është për tu theksuar një fjalim që ai mbajti në vitin 1959 në Universitetin e Kaltekut i titulluar Ka Plot Vend në Fund. Shume të njohura janë edhe Leksionet e Fajmanit në Fizikë. Fajmani është i njohur gjithashtu për librat e tij semi-autobiografike Patjetër që po tallesh Zoti Fajnman ! dhe Përse shqetësohesh së çfarë mendojnë të tjerët ?, si dhe libra të tjerë si Tuva ose Dështim !.
Ai qe gjithashtu i njohur si një njeri tepër ekcentrik që i pëlqenin shakatë,si piktor amator, luajtës i daulles. Fajnmani qe praktikues i bongo. Riçard Fajnman cilësohej nga kolegët e tij si një ekscentrik me shpirt të lire. Atij i pëlqente të ndiqte edhe degë jashtë profesionit te tij, si biologjia, artet, hieroglifët e Majëve. Fajnmani ishte ekspert në hapjen e bravave.
Fajmani kishte gjithashtu edhe një interes tepër të madh në biologji. Ai ishte mik i gjeneticistit dhe mikrobiologut Esther Lederberg, i cili zhvilloi teknikën e replikimit dhe zbuloi bakteriofagun lambda.[3] Në grupin shoqëror të Fajmanit kishte shumë miq që filluan karierat e tyre në fizikën bërthamore , por që i ndryshuan ato për arsye morale në fusha të tjera si gjenetika, midis tyre qe Leó Szilárd, Guido Pontecorvo, dhe Aaron Novick.