Rezistenca elektrike
From Wikipedia, the free encyclopedia
Rezistenca elektrike është kundërshtimi i lëvizjes së elektroneve të lira përbrenda një përcjellësi. Madhësia e anasjelltë quhet përcjellshmëri elektrike, që mat lehtësinë me të cilën rryma kalon. Koncepti i rezistencës ka ngjashmëri me fërkimin në mekanikë. Njësia SI e rezistencës elektrike është ohmi (Ω), ndërsa përcjellshmëria matet me siemens (S) (dikur shënohej me ℧).
Rezistenca e një objekti varet shumë prej materialit/eve që e përbën/jnë. Objektet që përbëhen nga izolues elektrikë si goma kanë rezistencë shumë të lartë dhe përcjellshmëri të ulët, ndërkohë objektet që përbëhen nga përcjellës elektrikë si metalet, kanë rezistencë shumë të vogël dhe përcjellshmëri të lartë. Natyra e materialit nuk është i vetmi faktor që ndikon në rezistencën ose përcjellshmërinë e tij, sepse ato varen dhe nga përmasat dhe forma e objektit. Psh rezistenca e një teli është më e vogël nëse është i gjatë dhe i hollë se sa rasti kur është i shkurtër dhe i trashë. Të gjitha objektet i paraqesin kundërshti rrymës elektrike, përveç superpërcjellësve, të cilët kanë rezistencë 0.
Rezistenca (R) e një objekti përkufizohet si raporti i voltazhit V përgjatë tij ndaj rrymës I përmes tij, ndërkohë që për përcjellshmërinë formula është e anasjellta:
Për një gamë të gjerë materialesh dhe rrethanash, V dhe I janë të përpjesshme ndaj njëra tjetrës kështu që R,G janë konstante (megjithëse prapë varen nga përmasat dhe forma, materiali dhe të tjerë faktorë si temperatura dhe përdredhja). Kjo përpjesshmëri thirret edhe si ligji i Ohmit, dhe materialet që i binden këtij ligji quhen materiale ohmike.
Në rastet e tjera si një transformator, diodë ose bateri, V dhe I nuk janë të përpjesshme linearisht. Në këto raste paraqitet më e volitshme të përdoret formula për derivatin dhe madhësia quhet rezistencë diferenciale.