Retorika
From Wikipedia, the free encyclopedia
Retorika apo Gojëtaria (retorikë nga [1] greqishtja e lashtë: ῥητορικός rhētorikós, që d.m.th. "oratorik",[2] përmes fjalës rhḗtōr, "folës publik",[3] lidhur me fjalën tjetër rhêma, "ajo që është thënë ose folur, fjala, thënia",[4] e cila përfundimisht rrjedh nga folja e lashtë greke ἐρῶ erō, "unë them, unë flas" ) [5] është arti i të folurit ose i të shkruarit në një mënyrë bindëse për një auditor, elokuencë, e që së bashku me gramatikën dhe logjikën (ose dialektikën - shiko Martianus Capella ), është një nga tre artet e lashta të ligjërimit. Retorika synon të studiojë kapacitetet e shkrimtarëve ose folësve, aftësi këto të nevojshme për të informuar, bindur ose motivuar një audiencë të veçantë në situata specifike. [6]