![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/2/20/16._%25D0%25A0%25D0%25B5%25D0%25B0%25D0%25BA%25D1%2586%25D0%25B8%25D1%2598%25D0%25B0_%25D0%25BC%25D0%25B5%25D1%2593%25D1%2583_%25D1%2581%25D0%25B8%25D0%25BB%25D0%25BD%25D0%25BE_%25D0%25BE%25D0%25BA%25D1%2581%25D0%25B8%25D0%25B4%25D0%25B0%25D1%2586%25D0%25B8%25D0%25BE%25D0%25BD%25D0%25BE_%25D0%25B8_%25D1%2580%25D0%25B5%25D0%25B4%25D1%2583%25D0%25BA%25D1%2586%25D0%25B8%25D0%25BE%25D0%25BD%25D0%25BE_%25D1%2581%25D1%2580%25D0%25B5%25D0%25B4%25D1%2581%25D1%2582%25D0%25B2%25D0%25BE.webm/640px--16._%25D0%25A0%25D0%25B5%25D0%25B0%25D0%25BA%25D1%2586%25D0%25B8%25D1%2598%25D0%25B0_%25D0%25BC%25D0%25B5%25D1%2593%25D1%2583_%25D1%2581%25D0%25B8%25D0%25BB%25D0%25BD%25D0%25BE_%25D0%25BE%25D0%25BA%25D1%2581%25D0%25B8%25D0%25B4%25D0%25B0%25D1%2586%25D0%25B8%25D0%25BE%25D0%25BD%25D0%25BE_%25D0%25B8_%25D1%2580%25D0%25B5%25D0%25B4%25D1%2583%25D0%25BA%25D1%2586%25D0%25B8%25D0%25BE%25D0%25BD%25D0%25BE_%25D1%2581%25D1%2580%25D0%25B5%25D0%25B4%25D1%2581%25D1%2582%25D0%25B2%25D0%25BE.webm.jpg&w=640&q=50)
Reaksionet redoks
From Wikipedia, the free encyclopedia
Redox (forma e shkurtër për reaksionin e oksidim reduktimit) reaksionet përshkruajnë të gjitha reaksionet kimike të atomeve në të cilën numëri i tyre i oksidimit ndryshon. Ky mund të jetë një proces i thjeshtë Redox, i tillë si oksidimi i karbonit që jep dioksidin e karbonit (CO2) ose reduktimi i karbonit me hidrogjenin që japin metanin (CH4), apo një proces kompleks si oksidimi i sheqerit (C6H12O6) në trupin e njeriut nëpërmjet një serie me procese komplekse të transferimit të elektroneve.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/e/ee/Redox_reaction.png/320px-Redox_reaction.png)
Termi vjen nga bashkimi i fjalëve reduktimit dhe oksidimi. Ajo mund të shpjegohet në terma të thjeshta:
- Oksidimi: përshkruan humbjen e elektroneve nga një molekulë, atom ose jon.
- Reduktimi: përshkruan përftimin e elektroneve nga një molekulë, atom ose jon.
Me saktësisht oksidimi mund të përkufizohet si rritja e numrit të oksidimit dhe anasjelltas reduktimi si një zvogëlim i numrit të oksidimit. Një reaksion redoks mund të ndodhë në mënyrë spontane ose të stimulohet nëpërmjet aplikimit të një rryme elektrike të vazhduar, potenciali i së cilës të varet nga vetë reaktantët.
Joni ose molekula që pranon elektrone quhet agjent oksidues - duke pranuar elektrone ai oksidon specie të tjera. Joni ose molekula që dhuron elektrone quhet agjent reduktues - duke dhënë elektrone redukton speciet e tjera.Në reaksionet redoks kemi 2agjent:agjent oksidimi dhe reduktimi.
Një agjent oksidues është një substancë që shkakton oksidim duke pranuar elektrone,prandaj reduktohet. Një agjent reduktues është një substancë që shkakton reduktim duke humbur elektrone,prandaj oksidohet.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/thumb/6/68/Reaksioni.png/640px-Reaksioni.png)