RB Leipzig
From Wikipedia, the free encyclopedia
RasenBallsport Leipzig e.V., njohur zakonisht si RB Leipzig, Red Bull Leipzig, ose thjeshtë Leipzig, është një klub profesionist gjerman futbolli me seli në Leipzig, Gjermani. Klubi u themelua në vitin 2009 me iniciativën e kompanisë Red Bull GmbH, e cila bleu klubin e kategorisë së pestë SSV Markranstädt me qëllim për të krijuar një klub të aftë për të konkuruar në Bundesligë brënda tetë vitesh. Ekipi i meshkujve kontrollohet nga RasenBallsport Leipzig GmbH, e cila është një degë e Red Bull GmbH.[1] Ekipi i luan ndeshjet si vendas në Red Bull Arena, si dhe njihen me pseudonimin Die Roten Bullen (Shqip: Demat e Kuq).[2][3]
Emri i plotë | RasenBallsport Leipzig e.V. | ||
---|---|---|---|
Pseudonimi(et) | Die Roten Bullen (Demat e Kuq) | ||
Emri i shkurtër | RBL | ||
Themeluar | 19 maj 2009; 15 vite më parë (2009-05-19) | ||
Stadiumi | Red Bull Arena | ||
Kapaciteti | 47,069 | ||
Pronari | Red Bull GmbH (99%) (GmbH) | ||
Presidenti | Johann Plenge | ||
Drejtori sportiv | Rouven Schröder | ||
Trajneri | Marco Rose | ||
Liga | Bundesliga | ||
2022–23 | 3të nga 18 | ||
Faqja zyrtare | Faqja zyrtare e klubit | ||
| |||
Sezoni aktual |
Në sezonin 2009–10, klubi dominoi në NOFV-Oberliga Süd (V) dhe u ngjit në Regionalliga Nord (IV) si kampion. Ata fituan Regionalliga Nordost në sezonin 2012–13 pa pësuar asnjë humbje, duke u ngjitur në 3. Liga (III). Në sezonin 2013–14, RB u rendit në vendin e dytë dhe u ngjit në 2. Bundesliga. Më 12 maj 2016, RB Leipzig siguroi ngjitjen në Bundesligë pas fitores 2–0 kundër Karlsruher SC.[4]
RB Leipzig u kualifikua për herë të parë në UEFA Ligën e Kampioneve pasi u rendit në vendin e dytë në Bundesligë 2016–17.[5] Ata arritën në gjysmë-finalen e sezonit 2019–20, por u eleminuan nga Paris Saint-Germain. Më 21 maj 2022, Leipzig fitoi trofeun e parë madhor në histori, DFB-Pokal, duke mposhtur në finale SC Freiburg. Një vit më pas, ata e fituan sërisht këtë trofe, këtë herë duke mposhtur Eintracht Frankfurt.
Hyrja e RB Leipzig në nivelet e larta të futbollit gjerman ka shkaktuar polemika, pasi ndikimi i madh korporativ i klubit konsiderohet nga shumë gjermanë si antietik ndaj vlerave tradicionale të pronësisë, strukturës dhe menaxhimit të klubeve sportive në Gjermani. Nga ana tjetër, disa kanë shprehur vlerësim për atë që ata e shohin si një përpjekje të nderuar për të krijuar një gjurmë të qëndrueshme për Bundesligën në ish-Republikën Demokratike Gjermane, e cila më parë kishte qenë në rastin më të mirë të dobët që nga ribashkimi gjerman.