![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/9/97/Quincycenter.jpg/640px-Quincycenter.jpg&w=640&q=50)
Quincy, Massachusetts
From Wikipedia, the free encyclopedia
Quincy është qytet në qarkun Norfolk, Massachusetts, SHBA. Popullsia e saj më 2014 ishte 93,397, duke bërë qytetin e tetë më të madh në Massachusetts.[2] Quincy është i njohur si “Qyteti i Presidentëve”,[3] pasi është vendlindja e dy presidentëve amerikan - John Adams dhe John Quincy Adams.
Fakte të shpejta Popullsia, • Gjithsej ...
Quincy, Massachusetts | |
---|---|
Qytet | |
![]() Pamje nga rruga Hancock në qendër të Quincy | |
Nofkat: “Qyteti i Presidentëve” | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 93.688[1] |
{{{postal_code_type}}} | 02169, 02170, 02171 |
Faqja zyrtare | www.quincyma.gov |
Mbylle
Së pari u vendos në 1625, Quincy ishte shkurtimisht pjesë e Dorchester dhe Boston para se të bëhej zona veriore e Braintree më 1640. Në vitin 1792, Quincy u nda nga Braintree; qyteti i ri u emërua nga koloneli John Quincy, gjyshi i nënës së Abigail Adams dhe pas së cilës u quajt edhe John Quincy Adams.[4] Quincy u bë një qytet në vitin 1888.