Remove ads
From Wikipedia, the free encyclopedia
Qemal Draçini (Shkodër, 6 mars 1922 - 10 tetor 1947) ka qenë arsimtar dhe publicist shqiptar.[1]
U lind më 6 mars të 1922 në lagjen Rus i Vogël të Shkodrës, i biri i Kasëmit dhe i Sanijes.[2] Shkëlqeu si nxënës në Gjimnazin e Shkodrës[3], ku ra në kontakt me idetë komuniste që nisën të shpërndaheshin nga Skënder Luarasi kur u vendos si drejtor i konviktit "Malet tona". Në moshën 16-vjeçare u dënua me 6 muaj burgim politik,[2] 1938-'39. Pas dy viteve, gjatë pushtimit italian u burgos nga autoritetet[1] në Mbreshtan se dallohej për shoqërimin me Qemal Stafën dhe Emin Durakun.[4] Më 25 qershor 1940 shkruan në ditarin e tij:[5]
Ndoqi studimet në Firence për juridik, 1941-'43. Më 1945 punoi si mësues i letërsisë, ekonomisë politike dhe drejtësisë në Tiranë n'institutin "Donika Kastrioti" e Shkodër në Gjimnaz, më vonë në Min. e Arsimit e Kulturës për hartimin e teksteve shkollore me Aleksandër Xhuvanin, Dhimitër Shuteriqin e Sterjo Spassen.[3] U arrestua më 1946 mbas lëvizjes së Postrribës prej nderimit që gëzonte ndër intelektualët e kohës por edhe pse i kishte braktisë «mëkatet e rinisë».[6] Ndërroi jetë në burg nga torturat më 10 tetor 1947. Dosjet e deklasifikuara të operacionit BGFIEND përcjellin se Qemali preu damarët mbasi pa dëshminë e shkruar me gjak të Musine Kokalarit.[7]
Nisi krijimtarinë letrare në poezi e prozë, shquhet në fushën e mendimit letrar në fillim të viteve '40. Së bashku me Myzafer Pipën themeloi në Tiranë të përmuajshmen kulturoro-letrare "Fryma" më 1944, duke u bërë edhe redaktor i saj. Aty botoi studime kritike mbi Naim Frashërin, Gjergj Fishtën, Migjenin, Gaspër Palin, Kolë Mirditën e S. Spassen si dhe autorë të huaj.[1]
Draçini kishte lënë dorëshkrime, një pjesë e të cilave u dogjën dhe u asgjësuan nga diktatura dhe ajo çka u shpëtua prej saj nga i vëllai, "Mësuesi i Popullit" Enver Draçini, u botua në përmbledhjen Era të botuar më 1995 nga Muzeu Historik i Shkodrës përkujdesur nga i vëllai. Në përmbajtjen e botimit fletorja e parë fillon më 14 maj 1939, duke vazhduar me shtatë ditarë deri tek i fundit që fillon më 10 shtator 1945 dhe nuk vazhdon përtej datës 1 maj 1946, tre-katër muaj para arrestimit.[3]
Me anë të një peticioni t'inteligjencës e disidencës shkodrane për 45 vjetorin e vrasjes drejtuar Presidentit të Republikës S. Berisha i kërkohej shpallja e Draçinit "Pishtar i lirisë e demokracisë", shpallja "Martir i Demokracisë" u ba më 1992[5]. Më 2008 Këshilli Bashkiak i Shkodrës e vlerëson me titullin "Qytetar Nderi".[3]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.