From Wikipedia, the free encyclopedia
Një përpjekje për grusht shtet në Turqi, ndodhi më 15 dhe 16 korrik 2016. Grushtin e shtetit u përpoqën ta kryejn një pjesë rebele e ushtrisë turke që ishte kundër qeverisë së kryeministrit Binali Jëlldërëm dhe presidentit turk Rexhep Taip Erdoan. Grushti thuhet se ka dështuar.[1][2][3]
Reagimet ndaj grusht shtetit ishin shumë të pafavorshme, si nga brenda dhe jashtë vendit. Partitë kryesore opozitare në Turqi, për shembull, i dënuan përpjekje për grusht shtet.[4][5] Udhëheqësit ndërkombëtarë —si ato të Bashkimit Evropian, NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara— bënë thirrje që të respektohen institucionet në Turqi dhe zyrtarët e zgjedhur të këtyre institucioneve.
Kryeministri Jëlldërëm deklaroi në media më 16 korrik 2016 se situata tani është "plotësisht nën kontroll", dhe e quajti përpjekjen për grusht shtet si "një njollë e zezë në demokracinë turke". Arrestime masive pasuan pas përpjekjes për grusht shtet, ku 2,839 ushtarët u arrestuan nga qeveria.[6]
Që nga themelimi i shtetit modern të Turqisë, nga viti 1923, e Forcat e Armatosura Turke (TSK) kanë organizuar tre herë grusht shtet—në vitin 1960, 1971 dhe 1980 — e më 1997 reaguan nëpërmjet një memorandumi ushtrak.[7] Ushtria, historikisht e ka parë veten si mbrojtëse shtetit laik turk, të përcaktuar nga Mustafa Qemal Ataturku.[7]
Më 15 korrik 2016, siç është raportuar vetëm para orës 23:00 (11:00 PM) sipas kohës vendore (EEST), avionë ushtrakë fluturuan mbi Ankara, dhe dy urat në Stamboll: Ura e Fatih Sulltan Mehmetit dhe Ura e Bosforit, ishin të mbyllura nue drejtimin nga Anadolli për në Evropë.[8][9][10]
Raporte të hershme deklaruan se presidenti Rexhep Tajip Erdoan ishte i sigurt në Marmaris, në jugperëndim të Turqisë, ku ai ishte me pushim,[9] ndërsa disa raportet gjithashtu pohuan se ai kishte ikur nga vendi me një avion privat.[11][12]
Tanqet hapën zjarr pranë Ndërtesës së Parlamentit të Turqisë.[13] Ndërtesa e parlamentit, gjithashtu, u godit edhe nga ajri.[14][15][16] Lëndime janë raportuar në mesin e protestuesve në Urën e Bosforit, pasi ushtarët hapën zjarr në urë.[17][18]
Një helikopter që i përkiste puçistëve është qëlluar nga avion ushtarak F-16 i Ushtrisë turke.[17][19] Gjithashtu ka pasur raporte ku thuhet se aeroplanë pro-qeveritarë po fluturonin mbi Ankara për të "neutralizuar" helikopterë të përdorur nga ata prapa grusht shtetit.[17]
Në 3:10 EEST, Forcat e Armatosura të Turqisë pretenduan të kenë kontrollin e plotë mbi vendin përmes web-faqes së tyre.[20]
17 oficerë policie janë vrarë nga një helikopter gjatë sulmit ndaj selisë së forcave speciale policore, pranë Ankarasë.[21]
Zyra presidenciale turke deklaroi se Presidenti Erdoan ishte me pushime jashtë Turqisë dhe i sigurt, dhe e dënoi përpjekjet për grusht shtetin si një sulm ndaj demokracisë.[13][22] Një burim presidencial, po ashtu theksoi se Erdoan dhe qeveria e tij janë ende në pushtet.[17] Duke folur për një program lajmesh në televizion me anë të FaceTime, Erdoan i bëri thirrje popullit turk që të dalë në rrugë.[13][17][23] Zëvendëskryeministri Numan Kurtullmush u shfaq drejtpërsëdrejti në televizor, duke thënë se Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) është ende në krye të qeverisë.[17] Kryetari i bashkisë së Ankarasë, Melih Gökçek i AKP-së, i inkurajoi njerëzit për të dalë jashtë nëpër rrugët e kryeqytetit, pavarësisht një ndalimi të vendosur nga ushtria.[24]
Reuters raportoi se në orët e hershme të 16 korrikut (sipas kohës lokale), grusht shteti duket ka dështuar, sepse turmat pro-qeveritare sfiduan ushtarakët puçistë të mbledhur në sheshet kryesore të Stambollit dhe Ankarasë, për të kundërshtuar grusht shtetin.[3] Reuters raportoi gjithashtu ushtarakë puçistë iu dorëzuan policisë në sheshin Taksim të Stambollit.[3]
Reuters raportoi gjithashtu se ushtarë pro-qeveritarë e morën kontrollin e Aeroporti Ndërkombëtar Atatürk menjëherë pas deklaratës së presidentit.[17]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.