Përdoruesi:Olsi/sandbox
From Wikipedia, the free encyclopedia
Në Wikipedia, shquarsia është një test i përdorur nga redaktorët për të vendosur nëse një temë e dhënë duhet të ketë artikullin e vet.
Informacioni në Wikipedia duhet të jetë i verifikueshëm; nëse nuk mund të gjenden burime të besueshme të palëve të treta për një temë, atëherë ajo temë nuk duhet të ketë një artikull të veçantë. Koncepti i shquarsisë në Wikipedia aplikon këtë standard themelor për të shmangur përfshirjen e çdo teme pa dallim. Temat mbi artikujt ose listat duhet të jenë të shquara, ose "të jenë të denja për tu lexuar". Përcaktimi i shquarsisë jo domosdoshmërisht varet nga gjëra të tilla si fama, rëndësia, ose popullariteti—megjithëse këto mund të rrisin pranueshmërinë e një subjekti që plotëson kushtet e shpjeguara më poshtë.
Thuhet se një temë meriton të ketë një artikull nëse:
- Plotëson këtë udhezues të përgjithshëm mbi shquarsinë të shpjeguar më poshtë; dhe
- Nuk përjashtohet sipas politikës "Çfarë Wikipedia nuk është".
Kjo nuk është një garanci se një temë do trajtohet domosdoshmërisht si një artikull i veçantë. Redaktorët, sipas rastit, mund të bashkojnë ose grupojnë tema të ngjashme në një artikull të vetëm. Këto kushte vetëm përcaktojnë se sa e përshtatshme është një temë për artikull ose listë të veçantë. Ato nuk kufizojnë përmbajtjen e një artikulli ose liste. Për politikat e Wikipedias mbi përmbajtjen, shikoni Pikëpamje neutrale, Verifikueshmëria, Jo hulumtime vetjake dhe Çfarë Wikipedia nuk është.