![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/8/81/German_invasion_of_Denmark_%25281940%2529.svg/langsq-640px-German_invasion_of_Denmark_%25281940%2529.svg.png&w=640&q=50)
Pushtimi gjerman i Danimarkës (1940)
From Wikipedia, the free encyclopedia
Pushtimi gjerman i Danimarkës ( gjermanisht: Operation Weserübung – Süd ), ishte sulmi i Gjermanisë Naziste ndaj Danimarkës më 9 prill 1940, gjatë Luftës së Dytë Botërore . Sulmi ishte një prelud i pushtimit të Norvegjisë (gjermanisht: Weserübung Nord, 9 prill – 10 qershor 1940).
Rëndësia strategjike e Danimarkës për Gjermaninë ishte e kufizuar. Qëllimi kryesor i pushtimit ishte të përdorte Danimarkën si një terren për operacionet kundër Norvegjisë dhe të siguronte linja furnizimi për forcat që do të vendoseshin atje. Një rrjet i gjerë sistemesh radarësh u ndërtua në Danimarkë për të zbuluar bombarduesit britanikë të nisur drejt Gjermanisë.
Sulmi ndaj Danimarkës ishte një shkelje e paktit të mossulmimit që Danimarka kishte nënshkruar me Gjermaninë më pak se një vit më parë. Plani fillestar ishte të shtynte Danimarkën të pranonte që forcat tokësore, detare dhe ajrore gjermane të mund të përdornin bazat daneze, por Adolf Hitleri më pas kërkoi që Norvegjia dhe Danimarka të pushtoheshin.
Forcat ushtarake të Danimarkës ishin inferiore në numër dhe pajisje, dhe pas një beteje të shkurtër u detyruan të dorëzoheshin. Pas më pak se dy orësh luftë, kryeministri danez i kohës Thorvald Stauning i dha fund kundërshtimit ndaj sulmit gjerman, nga frika se gjermanët do të bombardonin Kopenhagenin, siç kishin bërë me Varshavën gjatë pushtimit të Polonisë në shtator 1939. Për shkak të vështirësive në komunikim, disa forca daneze vazhduan të luftojnë, por pas dy orësh të tjera, e gjithë rezistenca ishte ndalur.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/8/81/German_invasion_of_Denmark_%281940%29.svg/640px-German_invasion_of_Denmark_%281940%29.svg.png)
Fushata ushtarake zgjati rreth gjashtë orë. Pushtimi gjerman i Danimarkës ishte një nga operacionet më të shkurtra ushtarake të Luftës së Dytë Botërore. [1]