Psikoza
gjendje jonormale e mendjes / From Wikipedia, the free encyclopedia
Psikoza është një gjendje e çrregullt e mendjes që rezulton në vështirësi të dallimit të asaj që është e reale nga ajo që nuk është [1]. Simptomat mund të përfshijnë besime të rreme dhe të shohësh ose të dëgjosh gjëra që të tjerët nuk shohin apo dëgjojnë[2]. Simptoma të tjera mund të përfshijnë fjalim jokoherent dhe sjellje të papërshtatshme për situatën. Mund të paraqiten edhe probleme të gjumit, tërheqje sociale, mungesë motivimi dhe vështirësi në kryerjen e aktiviteteve të përditshme[3].
Psikoza ka shkaqe të ndryshme të paraqitjes [4] . Këtu përfshihen sëmundjet mendore, të tilla si skizofrenia ose çrregullimi bipolar, privimi gjumë, medikamente të caktuara dhe droga si alkooli ose kanabisi. [5] . Një lloj, i njohur si psikoza postpartum, mund të paraqitet pas lindjes [6] . Neurotransmiteri, Dopamine besohet të luajë një rol [7] . Testimi mund të bëhet për të kontrolluar sëmundjet e sistemit nervor qendror, toksinat ose probleme të tjera shëndetësore si një shkak[8].
Trajtimi mund të përfshijë medikamentet antipsikotike, këshillimin dhe mbështetjen sociale [9] .Trajtimi i hershëm duket të përmirësojë rezultatet [10]. Medikamentet duket se kanë një efekt të moderuar [11] [12] . Rezultatet varen nga shkaku themelor [13]. Në Shtetet e Bashkuara rreth 3% e njerëzve zhvillojnë psikozë në një periudhë kohore [14] . Gjendja është përshkruar që nga shek. IV para Krishtit nga Hipokrati [15] [16].