Provinca Veliko Tërnovo
provincë e Bullgarisë / From Wikipedia, the free encyclopedia
Veliko Tërnovo | |
Bullgarisht | Област Велико Търново | |
---|---|
—— Provincë —— | |
Vendndodhja e provincës në Bullgari | |
Shteti: | Bullgaria |
Kryeqëndra: | Veliko Tërnovo |
Nr. i bashkive: | 10 |
Guvernanti: | Penço Pençev |
Sipërfaqja: | 4662 km2 |
Popullsia: | 258,494 banorë |
Dendësia: | 55.4 banorë/km2 |
Zona kohore: | UTC+2 |
Targa: | BT |
Faqja Zyrtare: | vt.government.bg |
Provinca Veliko Tërnovo (bullgarisht: Област Велико Търново) është një provincë në qendër të pjesës veriore të Bullgarisë. Kryeqëndra e saj, Veliko Tërnovo ka rëndësi historike pasi ka qënë e njohur si kryeqyteti i Bullgarisë mesjetare. Provinca është e ndarë në 10 bashki me një popullsi të përgjithshme prej 275.395 banorësh (në dhjetor 2009).[1][2][3]
Qytete të tjera të rëndësishme në provincë janë Gorna Oryahovitsa, që ndodhet 10 km larg Veliko Tërnovo, Svishtov, i vendosur buzë lumit Danub dhe i njohur për Akademinë e Ekonomisë Cenov si dhe Suhindol, qyteti i Lovicos - një markë e njohur ndërkombëtarisht për verërat dhe pije alkoolike cilësore. Një tjetër vend për tu përmëndur është fshati Arbanasi, i ndodhur mes Veliko Tërnovo dhe Gorna Orjahovica. Kombinimi i stilit të vjetër dhe arkitekturës moderne, si dhe kishave dhe manastireve të saj, paraqesin frymën e Bullgarisë. Pasuritë e patundshme jane ndër më të shtrenjtat në vend.