![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/6/61/Emblem_of_the_Presidency_of_Turkey.svg/langsq-640px-Emblem_of_the_Presidency_of_Turkey.svg.png&w=640&q=50)
Presidenti i Turqisë
From Wikipedia, the free encyclopedia
Presidenti i Republikës së Turqisë (Turqisht: Türkiye Cumhuriyeti Cumhurbaşkanı) është kreu i shtetit dhe kreu i qeverisë së Republikës së Turqisë.
Presidenti i Republikës së Turqisë
Türkiye Cumhuriyeti Cumhurbaşkanı | |
---|---|
![]() | |
![]() Presidential Standard | |
Statusi | Kreu i shtetit Kreu i qeverisë |
Vendbanimi | Pallati presidencial |
Emërues | Votë direkte popullore |
Kohëzgjatja e detyrës | 5 vite rinovohet një herë |
Mbajtësi inaugurues | Mustafa Kemal Atatürk |
Themelimi | 29 October 1923 |
Zëvendës | Zëvendësi i Presidentit të Turqisë |
Pagesa | ₺1,056,000 annually[1] |
Faqja zyrtare | www |
Zyra e presidentit të Turqisë u krijua me shpalljen e Republikës së Turqisë më 29 tetor 1923 pas Luftës për pavarësi turke. Asambleja e Madhe Kombëtare e Lëvizjes Kombëtare Turke votoi për heqjen e kësaj të fundit më 1 nëntor 1922 që shënoi fundin e Perandorisë Osmane.
Mustafa Qemal Atatyrk u zgjodh si presidenti i parë dhe u betua më 29 tetor 1923. Tradicionalisht, presidenca ishte kryesisht një pozicion ceremonial, me autoritetin e vërtetë ekzekutiv që ushtrohej nga kryeministri i Turqisë. Sidoqoftë, ndryshimet kushtetuese të miratuara në referendumin kushtetues të vitit 2017 hoqën detyrën e Kryeministrit dhe i dhanë presidencës me kompetenca të plota ekzekutive, efektive në zgjedhjet e përgjithshme 2018.
Bartësi aktual i postit është Rexhep Tajip Erdoan, i cili e ka mbajtur këtë zyrë që nga 28 gusht 2014. Që nga 9 korrik 2018, Erdoan ka shërbyer si presidenti i parë sipas sistemit të ri presidencial të qeverisjes. Presidenti zgjidhet drejtpërdrejt nga votuesit turq me të drejtë për një mandat pesëvjeçar, të rinovueshëm një herë.