From Wikipedia, the free encyclopedia
Presidenti i Kosovës, zyrtarisht Presidenti i Republikës së Kosovës, është kreu i shtetit dhe përfaqësuesi kryesor i Republikës së Kosovës brenda dhe jashtë vendit. Kohëzgjatja e mandatit është pesë vjet dhe zgjedhja bëhet nga Kuvendi i Kosovës me votim të fshehtë dhe duhet të marrë votat e dy të tretave e votave të deputetëve. Nëse nuk merr votat e dy të tretave të deputetëve në dy raundet e para, në raudin e tretë zgjedhet me votat e gjysmës së deputetëve.[2]
Presidenti i Republikës së Kosovës | |
---|---|
Statusi | Kreu i shtetit |
Vendbanimi | Ratkoc |
Selia | Prishtinë |
Emërues | Kuvendi |
Kohëzgjatja e detyrës | 5 vjet Rinovohet një herë |
Instrumenti konstitues | Kushtetuta e Kosovës |
Mbajtësi inaugurues |
|
Themelimi |
|
Pagesa | 2,873 euro në muaj[1] |
Faqja zyrtare | Faqja zyrtare |
|
Presidenti i parë i Kosovës ishte Ibrahim Rugova i zgjedhur në vitin 1992. Pas vdekjes së Rugovës, u zgjodh kryetar Fatmir Sejdiu me 10 shkurt 2006. Ndërsa është rizgjedhur në këtë post në janar të vitit 2008, me mandate pesëvjeçar. Sejdiu dha dorëheqje në vitin 2010 pasi gjykata kushtetuese konstatoi se kishte shkelur seriozisht kushtetuten e vendit.[3]
Pas marrjes së postit të kryetarës më 6 prill 2011, presidentja Atifete Jahjaga formojë kabineti e parë të saj me përbërjen: Ibrahim Berisha në funksion të këshilltarit për arsim, shkencë dhe kulturë; Isa Mustafa në funksion të këshilltarit për ekonomi; Vjosa Osmani në funksionin e shefës së stafit të Presidentes së Republikës; Xhavit Beqiri në funksion të këshilltarit për media dhe në funksion të zëdhënsit; Naim Jerliu në funksion të këshilltarit politik; Shqipe Mjekiqi në funksinon të këshilltarës për Integrim Evropian; Korab R. Sejdiu në funksion të këshilltarit ligjor; Berim Ramosaj në funksion të këshilltarit për ekonomi; dhe Ilaz Pireva në funksion të këshilltarit politik për pushtet lokal.[4]
Pas mbarimit të mandatit të Jahjagës, kryetar u zgjodh Hashim Thaçi. Ai fitoi me 71 vota në raundin e tretë pasi që në dy raundet e para nuk arriti të sigurojë dy të tretat e votave të deputetëve. Zgjedhja e tij u kundërshtua ashpër nga partitë opozitare të cilat dy herë radhazi ndërprenë seancën e kuvendit duke hedhur gaz lotsjellës.[5] Në 5 nëntor 2020 dha dorëheqje për shkak të konfirmimit të aktakuzës nga Haga.[6]
LDK PDK AKR Të pavarur Guxo LVV
No. | Emri (vitlindja–vitvdekja) |
Portreti | Mandati | Partia | |
---|---|---|---|---|---|
President i Republikës së Kosovës 1992–sot | |||||
1 | Ibrahim Rugova (1944–2006) |
25 maj 1992 | 21 janar 2006 | Lidhja Demokratike | |
— | Nexhat Daci (1944–) ushtrues i detyrës |
21 January 2006 | 10 February 2006 | Lidhja Demokratike | |
2 | Fatmir Sejdiu (1951–) |
10 shkurt 2006 | 27 shtator 2010 | Lidhja Demokratike | |
— | Jakup Krasniqi (1951–) ushtrues i detyrës |
27 shtator 2010 | 22 shkurt 2011 | Partia Demokratike | |
3 | Behgjet Pacolli (1951–) |
22 shkurt 2011 | 4 prill 2011 | Aleanca Kosova e Re | |
— | Jakup Krasniqi (1951–) ushtrues i detyrës |
4 prill 2011 | 7 prill 2011 | Partia Demokratike | |
4 | Atifete Jahjaga (1975–) |
7 prill 2011 | 7 prill 2016 | E pavarur | |
5 | Hashim Thaçi (1968–) |
7 prill 2016 | 5 nëntor 2020 | Partia Demokratike | |
— | Vjosa Osmani (1982–) ushtruese e detyrës |
5 nëntor 2020 | 22 mars 2021 | Guxo | |
— | Glauk Konjufca (1981–) ushtrues i detyrës |
22 mars 2021 | 4 prill 2021 | Vetëvendosje | |
6 | Vjosa Osmani (1982–) |
4 prill 2021 | në detyrë | Guxo |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.