From Wikipedia, the free encyclopedia
Historia e Presidencës dhe e funksionit të Presidentit të Republikës së Kosovës si Kryetar Shteti, e ka zanafillen në luftën shqiptare që nga koha e Lidhjes së Prizrenit, për liri dhe të drejta të barabarta me kombet tjera të botës. Sipas historis së shkruar, nga kjo lëvizje, fillon artikullimi me shkrim i vullnetit të popullit për të vetëqeverisur dhe për të qeverisur mardhënjet e tij me kombet tjera të botës. Ngjarjet pasuese, sidomos dy luftrat botërore dhe tri ballkanike kanë bërë të veten dhe deri tek një organ apo funksion përfaqsues i tërë popullit shqiptar nuk ka ardhë. Po si pasojë e zhvillimeve historike, vije edhe ndarja në përpjesë jashtëzakonisht të mëdha e popullit shqiptar nëpër shtete të ndryshme. Përderisa në trojet nën sundimin e shtetit shqiptar të thirrur më 1912, mbeti një pjesë e madhe e popullit, në troje të sunduara nga shtete tjera mbeti mbi gjysma e tij. Si rrjedhë e kësaj ndarje, tek popullsia e mbetur nën sundimin e Jugosllavisë, në Kosovë u krijua një bërthamë përfaqsuese e interesave të asaj popullsie brenda shtetit Jugosllav.
Ndikimi i kësaj bërthame udhëheqëse në fillim të pas luftës së dytë botërore ishte shumë i vogël. Kjo bërthamë kryesisht përbëhej nga ish-luftëta, pjesëmarrës në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare. Në mesin e tyre kishte luftëtar të lëvizjeve të ndryshme, si nga ana e atyre komuniste ashtu edhe nga ana e atyre demokratike. Pas vendosjes nga fuqit fitimtare të L2B që Jugosllavia të mbetej në bllokun komunist, filluan pastrimet edhe me likuidim nga demokratët ndër rradhët e përfaqësuesve. Rezistenca e paraqitur nga ana e popullit dhe përfaqsuesve shkaktojë pakënaqsi në qarqet e larta në Beograd, pakënaqësi të cilat erdhen në shprehje në të ashtuquajturen "koha e Rankoviçit". Me burgosjen e Rankoviçit, e me kalimin e kohës dhe me ngritjen e arsimimit në Kosovë por edhe në Republikat tjera të RSF së Jugosllavisë, u ngrit në nivel më të lartë përfaqsimi i interesave të shqiptarëve dhe më 1974 vije deri tek niveli i mbrojtjes së artikulluar të tyre në hapsirën e Kosovës. Kjo dukuri shkaktojë që, Prishtina si qendër e Kosovës, njëherit të merr rolin e përfaqsimit të interesave edhe të shqiptarve në Republikat tjera. Pamundësia e përfaqsimit të interesave reale të shqiptarve në njëren anë dhe përpjekjet për të mbrojtur përfaqsimin në nivelin e arritur, bënë që në vitin 1981 të vije deri tek shpërthimi demostrative i shprehjes së interesave të shqiptarëve të Kosovës. Kjo shprehje demostrative e interesave të shqiptarve të Kosovës, nga ana e RSF së Jugosllavis, me nxitjen nga qarqet vepruese me qender në Beograd, shkaktojë reagime dhune të armatusur kundrejt shpresëve të këtyre interesave. Veprimet e tilla fizike vazhduan deri nga fundi i viteve 90-ta, pas së cilave fillon edhe Lufta e Tretë Ballkanike gjegjësisht Luftrat në Jugosllavi. Si pasojë e të drejtave ndërkomtare, vije deri tek distancimi zyrtar i Tiranës nga përfaqsimi i interesave të shqiptarve në Kosovë para kombeve tjera të botës, dhe këtë përfaqsim së pari e merr Akadamia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës e më vonë Lëvizja Demokratike e Kosovës, një lëvizje e nxitur dhe formuar nga ana ish delegatëve të Kuvendi të Kosovës dhe akademik të Kosovës. Gjatë luftës, përfaqsimi bie mbi supet e ashtuquajturës "grupi i unitetit" dhe pas luftës në Kosovë, përfaqsimin e popullsis së Kosovës e merr përsipër OKB-ja, ndërsa të shqiptarve partit e sapokrijuara, kryesisht të krijuara nga radhët e ish-antëtarve Lëvizjes Demokratike të Kosovës, grupit të unitetit dhe nga veteran të luftës. Gjatë kohës së protektoriatit të OKB-së, vije deri tek ngritja e një lloj sistemi shtetrorë, ku përfaqsimin e marrin përsipër të ashtuquajturat Institucione të Përkoshme Vetëqeverise të Kosovës. Këto instucione vepronin në bazë të një kornize kushtetuese në pjesën e dytë të së cilës definohej edhe statuti i Kryetarit të Kosovës, si vijon:
9.2.1 Kryetari i Kosovës përfaqëson unitetin e popullit dhe garanton funksionimin demokratik të institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes.
9.2.2 Kryetari i Kosovës, në koordinim me PSSP përfaqëson Kosovën, ushtron të drejtat dhe detyrat e tij në pajtim me dispozitat e kësaj Kornize Kushtetuese dhe me ligjin e zbatueshëm.
9.2.3 Mandati i kryetarit të Kosovës zgjat pesë vjet.
9.2.4 Kryetari i Kosovës, duke u mbështetur në këtë Kornizë Kushtetuese dhe në ligjin e zbatueshëm, ushtron këto funksione: (a) Në koordinim me PSSP-në merr masa në fushën e bashkëpunimit me jashtë; (b) Pas konsultimeve me partitë politike të përfaqësuara në Kuvend ia propozon Kuvendit Kryeministrin e Qeverisë; (c) Ia dorëzon PSSP-së kërkesën e Kuvendit për shpërndarjen e Kuvendit në pajtim me paragrafin 8.1 (b); (ç) Të paktën njëherë në vit ia paraqet një raport Kuvendit të Kosovës mbi gjendjen e përgjithshme në Kosovë dhe (d) Jep medalje dhe shpreh mirënjohje.
9.2.5 Nëse Kryetari i Kosovës përkohësisht nuk është në gjendje t’i kryejë detyrat e tij, funksionet e Kryetarit të Kosovës i ushtron kryetari i Kuvendit të Kosovës.
9.2.6 Kryetari i Kosovës gëzon imunitet në ushtrimin e funksioneve të tij.
9.2.7 Kryetari i Kosovës nuk mund të ushtrojë funksion tjetër zyrtar ose të ketë punësim tjetër.
9.2.8 Kryetari i Kosovës zgjidhet nga Kuvendi i Kosovës me votim të fshehtë. Emërimi i Kryetarit të Kosovës kërkon mbështetjen e partisë që ka siguruar numrin më të madh të vendeve në kuvend ose e cila ka të paktën 25 deputetë. Kuvendi zgjedh Kryetarin e Kosovës me shumicën e 2/3 të votave të deputetëve të Kuvendit. Nëse pas dy votimesh nuk arrihet shumica e dy të tretave, në votimin që vijon kërkohet shumica e votave e të gjithë deputetëve.
9.2.9 Mandati i Kryetarit të Kosovës pushon: (a) Me përfundimin e funksionit të tij/saj; (b) Me vdekjen e tij/saj; (c) Me dorëheqjen e tij/saj apo (ç) Me shkarkimin nga funksioni me anë të votës së jo më pak se dy të tretave të shumicës së deputetëve të Kuvendit.
Këto institucione kurorzohen me shpalljen e Kosovës shtetë. Kështu që presidenca gjegjësisht ish-presidenca e këtyte institucioneve merr përsipër edhe përfaqsimin e popullsis joshqiptare në Kosovë, para kombeve të tjera të botës.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.