Pirro Dodbiba (Elbasan, 1924 - Tiranë, 2005) ka qenë partizan, ministër dhe viktimë e luftës brenda llojit. Nip i Sokrat Dodbibës, ish-ministër i Financave në qeverinë Mitrovica gjatë 1943-44 dhe që vdiq në Burgun e Burrelit, Pirroja zgjodhi palën tjetër ndërluftuese. Më 1971 - 1976 qe edhe kandidat i Byrosë Politike.

Fakte të shpejta Ministër i Bujqësisë, Paraprirë nga ...
Pirro Dodbiba
Ministër i Bujqësisë
Në detyrë
28 dhjetor, 1965  24 prill, 1976
Paraprirë ngaPeti Shamblli
Pasuar ngaThemie Thomai
Të dhëna vetjake
U lind më1924
Elbasan, Principata e Shqipërisë
Vdiq më2005
Tiranë, Shqipëri
NënshtetësiaShqiptar
Punësiminëpunës, agronom
Mbylle

Biografia

U lind më 1924 në Elbasan, pinjoll i një familjeje ortodokse me mjaft ndikim, i biri i Jani Dodbibës dhe Athinës (lindur Buda, motra e Aleks Budës). Vëllai i Pirros, Nikoja, shërbeu si ambasador në Republikën Popullore Bullgare, ndërsa vëllai tjetër Bardhyli komandant i përgjithshëm i zjarrëfikseve të Shqipërisë. Motra e tij, Henrieta u martua me poetin Llazar Siliqin. Dodbibajt janë të lidhur edhe me Nosët, familjen e Lef Nosit.[1]

Më 1943 pranohet në Partinë Komuniste dhe në tetor dërgohet në çetën e Dajtit si përgjegjës rinie e më vonë si zëvendëskomisar. Më 1944 caktohet zëvendëskomisar batalioni në Brigadën e 3-të. Deri në tetor 1945 mbajti funksione në parti dhe në ushtri. Më 1945 - 1950 ndoqi studimet e larta në Akademinë Bujqësore "Timirjazev" në Moskë. Më 1950 - 1951 shërbeu si zëvendësministër i Bujqësisë, më 1951 - 1956 u emërua drejtori i parë i Institutit të Lartë BujqësorKamzë. Më 1956 - 1962 qe drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë në Komitetin Qendror të PP-së[2] dhe më 1961 anëtar.[3] Më 1962 qe zëvëndëskryetar i Kuvendit Popullor, ku ngeli anëtar nga legjislatura e pestë deri tek e tetta.[4]

Më 1962 - 1965 qe sekretar i parë i Komitetit të PP-së në Fier.

Në vitet 1965 - 1976 pati zyrën e ministrit të Bujqësisë në qeveritë Shehu deri kur u shkarkua më 24 prill 1976. Në nëntor humbi edhe vendin e tij në Kuvendin Popullor dhe pas vitit 1976 punoi ekonomist agrar në fermën Llakatund,[2] ku ishte internuar me familjen e tij.[5]

Pas viteve '90 qe kryetar i Komitetit Kombëtar të Veteranëve. Vdiq në Tiranë më 2005.[2]

Referime

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.