![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/a/af/All_Gizah_Pyramids.jpg/640px-All_Gizah_Pyramids.jpg&w=640&q=50)
Piramidat e Egjiptit
piramid / From Wikipedia, the free encyclopedia
Piramidat më të hershme egjiptiane që njihen janë ato që gjenden në Sakara, në veriperëndim të Memfisit. Më e hershmja mes tyre ështe Piramida e Djoserit (e ndërtuar rreth viteve 2630 pr.k–2611 pr.k) e cila u ndërtua gjatë Dinastisë së III. Kjo piramidë dhe kompleksi i saj rrethues u projektuan nga arkitekti Imhotep dhe përgjithësisht konsiderohen si strukturat më të vjetra monumentale në botë të ndërtuara me gurë.[1] Ndërsa piramidat më të famshme egjiptiane janë ato që gjenden në Giza, në rrethinat e Kajros. Disa nga piramidat e Gizës llogariten mes strukturave më të mëdha të ndërtuara ndonjëherë.[2] Piramida e Keopsit në Giza është piramida më e madhe egjiptiane si dhe e vetmja që mbijeton akoma nga Shtatë mrekullitë e botës së lashtë.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/a/af/All_Gizah_Pyramids.jpg/640px-All_Gizah_Pyramids.jpg)