![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/0/08/Pepe_Euro_2012.jpg/640px-Pepe_Euro_2012.jpg&w=640&q=50)
Pepe
futbollist portugez / From Wikipedia, the free encyclopedia
Képler Laveran Lima Ferreira (lindur më 26 shkurt 1983), i njohur si Pepe, është një futbollist profesionist portugez i cili luan si qëndër-mbrojtës për klubin portugez Porto dhe kombëtaren portugeze. Ai konsiderohet si një nga qëndër-mbrojtësit më të mirë të gjeneratës së tij.[2][3][4]
![]() | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Képler Laveran Lima Ferreira[1] | ||
Datëlindja | (1983-02-26) 26 shkurt 1983 (41 vjeç) | ||
Vendlindja | Maceió, Brazil | ||
Gjatësia | 1.87 m (6 ft 2 in) | ||
Pozicioni | Mbrojtës | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Porto | ||
Numri | 3 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1995–2001 | Corinthians Alagoano | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2001–2002 | Marítimo B | 14 | (1) |
2002–2004 | Marítimo | 63 | (3) |
2004–2007 | Porto | 64 | (6) |
2007–2017 | Real Madrid | 229 | (13) |
2017–2018 | Beşiktaş | 33 | (5) |
2019– | Porto | 132 | (7) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2007– | Portugalia | 138 | (8) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 1 maj 2024 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 18 qershor 2024 |
Pepe e nisi karrierën e tij si profesionist te Marítimo në Portugali. Pas dy vitesh, ai kaloi te Porto ku u dallua me performancat e tij, duke fituar disa trofe. Në vitin 2007, Pepe u transferua te Real Madridi me të cilën përjetoi vitet më të suksesshme në karrierë. Gjatë kohës së tij në Madrid, Pepe konsiderohej një nga mbrojtësit më të mirë në botë. Ai zhvilloi 334 ndeshje me Los Blancos, duke fituar 13 trofe, përfshirë UEFA Ligën e Kampioneve tre herë. Pas kësaj, ai luajti një sezon me Beşiktaşin në Turqi para se të rikthehej te Porto.
Pepe u lind dhe u rrit në Brazil por vendosi të luante për Portugalinë. Ai ka luajtur gjithsej 139 ndeshje që nga debutimi i tij në vitin 2007. Pepe ka marrë pjesë në katër edicione të FIFA Kupës së Botës dhe pesë edicione të UEFA Kampionatit Evropian, duke fituar edicionin e vitit 2016.