Pedagogjia progresive
lëvizje pedagogjike / From Wikipedia, the free encyclopedia
Pedagogjia progresive (anglisht: Progressive education, frëngjisht: 'Éducation nouvelle', gjermanisht: Reformpädagogik, spanjisht: 'Pedagogía progresista') është një lëvizje e gjerë pedagogjike e cila u paraqit në fund të shekullit XIX dhe ka vazhduar në forma të ndryshme deri më sot. Në kuadër të saj dallohen një varg rrymash dhe drejtimesh pedagogjike reformiste. Emërtimi, progresive (reformiste) tregon për dallimet të cilat ajo i ka me pedagogjinë, shkollën dhe arsimin tradicional euro-amerikan, planprogramet dhe kurrikulën e tyre, të rrënjosura thellë në përgatitjen klasike universitare të shekullit XIX. Nga ana tjetër, pedagogjia, shkolla dhe edukata progresive e reformiste, rrënjët e tyre teorike i gjejnë në përvojën e tashme arsimore, edukative dhe shoqërore. [1] [2] [3] [4]