album nga Jean Michel Jarre From Wikipedia, the free encyclopedia
Oxygène është studio albumi i tretë nga muzikanti elektronik dhe kompozitori francez Jean-Michel Jarre. Oxygène përbëhet nga gjashtë këngë instrumentale, të rradhitura thjeshtë si "Oxygène Pjesa I" deri te "Pjesa VI". Albumi së pari u lansua në Francë në dhjetor të vitit 1976 nëpërmjet kompanisë distributive Disques Dreyfus, e licensuar nga Polydor Records, me lansimin ndërkombëtar i cili vijoi në mes të vitit 1977. Albumi zuri vendin e parë në tabelat e Francës, vendin e dytë në tabelat e Anglisë si dhe vendin e shtatëdhjetetetë në tabelat e Shteteve të Bashkuara.
Oxygène | ||||
---|---|---|---|---|
Skeda:Oxygene album cover.jpg | ||||
Studio album by | ||||
Realizuar | 5 dhjetor 1976 | |||
Inçizuar | Gusht - nëntor 1976, Paris | |||
Zhanri | Muzikë elektronike | |||
Gjatësia | 39:44 | |||
Etiketa | Disques Dreyfus/Polydor | |||
Producent | Jean-Michel Jarre | |||
Jean-Michel Jarre chronology | ||||
|
Jarre inçizoi albumin në një studio shtëpiake të improvizuar duke përdorur shumëllojshmëri të sintisajzerëve analogë, një sintisajzer digjital, si dhe instrumente dhe efekte të tjera elektronike. Albumi u bë nga një ndër më të shiturit dhe është albumi i parë i Jarre i cili arriti sukses në rrymën qendrore të muzikës. Oxygène ka ndikuar shumë në zhvillimin e muzikës elektronike dhe është përshkruar si album që ka "udhëhequr revolucionin e sintisajzerëve të viteve të shtatëdhjeta".[1]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.