![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/4/4d/TajMahalbyAmalMongia.jpg/640px-TajMahalbyAmalMongia.jpg&w=640&q=50)
Origjina dhe arkitektura e Taxh Mahalit
From Wikipedia, the free encyclopedia
Taxh Mahali përfaqëson shembullin më të rafinuar dhe sofistikuar të Arkitekturës Mogule. Origjina e tij gjendet në rrethanat e porositjes, kulturës dhe historisë së Indisë së sunduar nga Perandoria Mogule. Këtë mauzole e porositi perandori i shqetësuar mogul Shah Jahan, pas vdekjes së gruas së tij të parapëlqyer, Mumtaz Mahal.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/4/4d/TajMahalbyAmalMongia.jpg/640px-TajMahalbyAmalMongia.jpg)
Sot është një nga ndërtesat më të famshme dhe të njohura në botë, ndërsa mauzoleu i madh me kupolë mermeri është pjesa më familjare e monumentit, Taxh Mahali është një kompleks i gjerë ndërtesash dhe kopshtesh që shtrihen në mbi 22.44 ha[Shënimi 1][1] dhe përfshin varre dytësorë, infrastrukturë ujore, qytezën e vogël të 'Taxh Ganxhit' në jug dhe një 'kopësht të dritës së hënës' në veri të lumit. Ndërtimi i Taxh Mahalit[2] filloi në vitin 1632, (viti 1041 hixhra), në bregun jugor të lumit Yamuna në Agra dhe u përfundua thelbësisht në vitin 1648 ( viti 1058 hixhra). Dizajni u konceptua njëkohësisht si një kopje e shtëpisë së Mumtaz Mahalit in parajsë ashtu dhe një mjet propagande për perandorin.