agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara për arsimin, shkencat dhe kulturën From Wikipedia, the free encyclopedia
Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (anglisht United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization) ose UNESCO është një agjensi e specializuar e Kombeve të Bashkuara e themeluar më 16 nëntor 1945. Qëllimi i deklaruar i kësaj organizate është të kontribuojë për paqen dhe sigurinë në Botë duke nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar përmes arsmit, shkencës, dhe kulturës. Më tutje kërkon edhe respektimin universal të drejtësisë, ligjeve të shtetit dhe të drejtave të njeriut, liri këto themelore të shpallura në kartën e OKB-së[1]. Është trashëgimtare e Komisionit Ndërkombëtar për Bashkëpunim Intelektual të Lidhjes së Kombeve.
United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization | |
Shkurtesa | UNESCO |
---|---|
Formuar më | 16 nëntor 1945 |
Lloji | Agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara |
Statusi ligjor | Aktive |
Selia | Paris, Francë |
Krye | Audrey Azoulay (Drejtori i Përgjithshëm) |
Organizata amë | Këshilli Ekonomik dhe Social i Kombeve të Bashkuara |
Faqja në internet | en.unesco.org |
Politics portal |
UNESCO ka 193 shtete anëtare dhe gjashtë anëtarë të tjera.[2] Organizata është me seli në Paris, me mbi 50 zyra në terren dhe shumë institucione të specializuara dhe qendra në të gjithë botën. Pjesa më e madhe e zyrave janë në terren "grumbull" zyra që mbulojnë tre ose më shumë vende; ka edhe zyra rajonale dhe kombëtare. UNESCO ndjek objektivat e saj nëpërmjet pesë programeve të mëdha: arsim, kulturë, shkenca natyrore, shkenca sociale dhe shkenca e njeriut, komunikimi dhe informacioni. Projekte të sponsorizuar nga UNESCO përfshijnë degët letrare, teknike, dhe programe të trajnimit të mësuesve; programet ndërkombëtare shkencore. Promovimin e pavarur të medias dhe lirinë e shtypit. Projekteve rajonale dhe kulturore historike, avancimin e kulturës; marrëveshjet e bashkëpunimit ndërkombëtar për të siguruar në botë trashëgimin kulturore dhe trashëgimia natyrore (Vende të Trashëgimisë Botërore) dhe për të ruajtur të drejtat e njeriut, dhe përpjekjet për të lidhur gjithë botën dixhitalisht.
Deri në tetor të viti 2007, UNESCO ka 193 shtete anëtarë të rregulltë dhe 6 anëtarë të asociuar.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.