From Wikipedia, the free encyclopedia
NorrlandsOperan(NOP), është organizatë suedeze e operës në Umeå,e vendosur në Norrland, Suedi. Pronësia e saj është e ndarë ndërmjet Komunës së Umeås (40%) dhe Këshillit të qarkut Västerbotten (60%).
NorrlandsOperan është themeluar në vitin 1974 si një ansambël regjional i operës. Drejtori artistik i saj ishte Arnold Östman, nga viti 1974 deri më 1979. NOP tani ka orkestrën e saj simfonike dhe hapësirat për operë, vallëzim, muzikë dhe art e gjithashtu punëtori dhe studio. Drejtuesit e saj kanë qenë Roy Goodman (1995–2001); Kristjan Järvi (2000–2004); Andrea Quinn (2005–2009); and Rumon Gamba (2009–vazhdon).
Objekti ka katër hapësira për zhvillimin e aktiviteteve kulturore, me kapacitetin korrespondues të ulëseve:
Ndërtesa gjithashtu është seli e Vita kuben (Kubi i bardhë), një hapësirë ekspozuese për artin bashkëkohor. Në vitin 1984, NOP mori hapësirën e stacionit të dikurshëm të zjarrfikësve në Umeå, që ishte ndërtuar në vitin 1937. Pas renovimeve të mëdha , skena e re u hap në vitin 2002, me një teatër të ri të ndërtuar dhe sallë koncerti, kombinuar me shtëpinë e vjetër të operës. Një sallë mbledhjesh u ndërtua më vonë në objekt.
Drejtor artistik i NOP në të kaluarën ka qenë edhe Magnus Aspegren. Drejtor të muzikës kanë qenë Roy Goodman (1995–2001), Kristjan Järvi (2000–2004), and Andrea Quinn (2005–2009). Drejtori i tanishëm menaxher i NOP është Kjell Englund, që nga gushti i vitit 2009.[1] Që nga sezonie 2009–2010,drejtor muzike i NOP-it është Rumon Gamba[2][3]
Prodhime dhe bashkëpunime të shquara të kohëve të fundit janë:
NOP bashkëpunon edhe me organizata tjera të arit, sikurse festivali i arteve performuese MADE dhe Umeå Jazz Festival(Festivali i xhazit në Umeå). Në janar 2007, në festivalin Amplified, gjatë një performance të Mando Diao, dyshemeja e përkohshme u prish duke lënduar 25 persona.
Gjatë javës hapëse të festivalit të qytetit evropian të kulturës në Umeå në janar 2014, Gamba drejtoi orkestrën e NorrlandsOperan në Konsertsalen në një cikël të plotë simfonik të Bethovenit, ku secila nga nëntë simfonitë prihej nga një prmierë e një krijimi të kompozitorëve bashkëkohor.[4][5] Koncertet u transmetuan tw gjitha nw radion suedeze.[6]
Norrlandsoperan u themelua në vitin si rezultat i drejpërdrejtë i reformës kulturore të Suedisë në të njëjtin vit. Grupi teatror muzikal Sångens makt formuan korin e ansamblit të ri të operës së formuar. Ansambli fillimisht përdori objekte të përkohshme por shpejt gjeti një shtëpi të përhershme në Umeå Folkets hus (që atëherë gjendej në një ndërtesë në kryqëzimin Järnvägsallén/Östra kyrkogatan).[7] Drejtori i parë i Norrlandsoperan ishte Arnold Östman,që ishte edhe drejtor artistik i operës në vitet 1974-1979.
Në vitin 1984 Norrlandsoperan u vendos në stacionin e vjetër të zjarrëfikësve në Umeå,që ishte ndërtuar në vitin 1937 me stil funksional dhe dizajnuar nga Ëejke & Ödeen. Stacioni iu nënshtrua rindërtimit dhe zgjerimit, dizajnuar nga Olle Qvarnström.[8]
Në vitin 2002 teatri i ri dhe salla e koncerteve, e inkorporuar me shtëpine e vjetër të operës, u inaugurua. Ndërtesa e re ka një sallë prijeje me 480 ulëse , një skenë të madhe dhe një sallë koncerti me 500 ulëse[9]
Për çdo vit në maj, që nga viti 2006, Norrlandsoperan ka organizuar festivalin e përvitshëm MADE festival në hapësirat e saj dhe jashtë në Operaplan.
Gjatë një koncerti me bendin Mando Diaomë 27 janar, 2007 pjesë të dyshemesë u shembën dhe rreth 50 njerëz ranë nga 2.5 metra në dyshemenë nën bazament. 29 njerëz u dërguan në spital për trajtime të shkallëve të ndryshme.[10] Në vitin 2009 drejtori themelues i operës u dënua ne Gjykatën e Qarkut (Tingsrätt) për neglizhencë, por u lirua pas një viti me vendim të Gjykatës së Apelit (Hovrätt).[11] Drejtori teknik i operës i cili ishte akuzuar gjithashtu u lirua nga gjykata.[12][13]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.