From Wikipedia, the free encyclopedia
Me këtë Ligj rregullohet përcaktimi i njësive matëse në Kosovë, emërtimi dhe simbolet e tyre, lëmitë dhe fushat e aplikimit, obligimi i përdorimit të këtyre njësive dhe mënyrat e zbatimit të tyre në pajtim me Dokumentin D1, të Organizatës Ndërkombëtare të Metrologjisë Legale (OIML)/ International Document of the International Committee of Legal Metrology: CIML 1975 D.I. No. 1/.
Përdorimi i këtyre njësive bëhet gjatë vënjes në qarkullim të mallit të importuar, shërbimeve apo informacioneve, si dhe me këto njësi bëhet shprehja e njësive jashtë këtj ligji. Për bartjen apo përpunimin e të dhënave, njësitë matëse mund të paraqiten me simbole të rregulluara veqanërisht për sisteme me bashkësi të kufizuar të simboleve në bazë të normave ndërkombëtare.
Mbikqyrjen mbi rregullsinë e njësive matëse e bënë inspeksioni i tregut, kurse ekspertizën mbi njësitë matëse e bënë Instituti i Metrologjisë Legale të Kosovës, me kërkesën e inspeksionit të tregut, Gjykatës, Doganës dhe palëve të tjera fizik dhe juridik.
Për përdorimimin e njësive mastëse që nuk janë të përfshira në njësit zyrtare matëse janë të parapara edhe gjobat të cilat sillen nga 50 deri 5 000 €.
Njësitë themelore SI | |||
Madhësia themelore | Njësia themelore | ||
Emri | Simboli | Emri | Simboli |
---|---|---|---|
gjatësia | l | metri | m |
masa | m | kilogrami | kg |
koha | t | sekonda | s |
intensiteti i rrymës elektrike | I | amperi | A |
temperatura termodinamike | T | kelvini | K |
sasia e materies | n | moli | mol |
intensiteti i dritës | Iv | kandela | cd |
Burimi:2001 Kuvendi i Kosovës [1] |
Përdorimi i këtij ligji është në fuqi për disa lëmi si: në lëminë e ekonomisë (prodhimtari, ndërtimtari, energjetikë, idurstri, tregti,), në shërbimet shëndetësore dhe në mbrojtjen e ambientit;në aktet ligjore e nënligjore, në tekstet shkollore, në kontrata, njoftime, mbishkrime dhe në të gjitha aktet dhe dokumentet tjera zyrtare.
Përkufizimi, vlerësimi dhe mënyrat e përdorimit të njësive matëse përcaktohen me akte nënligjore dhe standarde të pranuara, të cilat i harton Instituti për Metrologji Legale i Kosovës dhe i miraton Ministria për Tregti dhe Industri.
Sipas ligjit në Kosovë si njësi legale janë njësit njësitë themelore SI, njësitë e derivuara SI, me emra dhe simbole të veçanta dhe Njësitë e derivuara SI, emrat dhe simbolet e të cilave përfshijnë njësi të derivuara SI, me emra dhe simbole të veçanta.
Njësitë e derivuara SI, me emra dhe simbole të veçanta | ||||
Madhësia e derivuar | Njësia e derivuara SI | |||
Emri i madhësis | Emri i njësisë | Simboli | Shprehja në SI | Njësimi në SI |
këndi në rrafsh | radian | rad | - | · |
këndi hapësinor | steradian | sr | - | · |
frekuenca | herc | Hz | - | |
forca | njuton | N | - | ·· |
shtypja | paskal | Pa | N/m2 | ·· |
energjia, puna, sasia e nxehtësisë | xhul | J | N·m | ·· |
fuqia, fluksi radiant | vat | W | J/s | ·· |
ngarkesa elektrike | kulon | C | - | · |
ndryshimi i potencialit elektrik, forca elektromotore | volt | V | W/A | ··· |
kapaciteti elektrik | farad | F | C/V | ··· |
rezistenca elektrike | ohm | W | V/A | ··· |
përqueshmëria elektrike | siemens | S | A/V | ··· |
fluksi magnetik | veber | Wb | V·s | ··· |
induksioni magnetik | tesla | T | Wb/m2 | ·· |
Induktiviteti | henri | H | Wb/A | ··· |
temperatura e Celsiusit | shkallë Celsius | °C | - | |
fluksi i dritës | lumen | lm | cd·sr (c) | ·· = |
ndriqimi | luks | lx | lm/m2 | ·· = · |
aktiviteti i radionuklidit | bekerel | Bq | - | |
doza e absorbuar e rrezatimit jonizues, energjia specifike | grej | Gy | J/kg | · |
doza ekuivalente e rrezatimit jonizues | sivert | Sv | J/kg | · |
aktiviteti katalitik | katal | kat | - | · |
Njësitë e derivuara SI, emrat dhe simbolet e të cilave përfshijnë njësi të derivuara SI, me emra dhe simbole të veçanta | ||||
Emri i madhësis | Emri i njësisë | Simboli | ||
viskoziteti dinamik | paskal sekonda | Pa·s | ||
momenti i forcës | njuton metër | N·m | ||
tensioni sipërfaqësor | njuton për metër | N/m | ||
shpejtësia këndore | radian për sekondë | rad/s | ||
nxitimi këndor | radian për sekondë në katror | rad/s2 | ||
densiteti i fluksit termik (irradiance) | vat për metër katror | W/m2 | ||
termokapaciteti, entropia | xhul për kelvin | J/K | ||
termokapaciteti specifik, entropia specifike | xhul për kilogram kelvin | J/(kg·K) | ||
energjia specifike | xhul për kilogram | J/kg | ||
përçueshmëria termike | vat për metër kelvin | W/(m·K) | ||
densiteti i energjisë | xhul për metër kub | J/m3 | ||
intensiteti i fushës elektrike | volt për metër | V/m | ||
densiteti i ngarkesës elektrike | kulon për metër kub | C/m3 | ||
densiteti i fluksit elektrik | kulon për metër katro | C/m2 | ||
permitiviteti | farad për metër | F/m | ||
permeabiliteti | henri për metër | H/m | ||
energjia molare | xhul për mol | J/mol | ||
entropia molare, termokapaciteti molar | xhul për mol kelvin | J/(mol·K) | ||
ekspozicioni i rrezatimit jonizues (rrezet x dhe ) | kulon për kilogram | C/kg | ||
shkalla e dozës së absorbuar të rrezatimit jonizues | grej për sekondë | Gy/s | ||
intensiteti i rrezatimit | vat për steradian | W/sr | ||
ndriqushmëria | vat për metër katror steradian | W/(m2·sr) | ||
koncentrimi katalitik | katal për metër kub | kat/m3 |
Po ashtu të si të lejuara caktohen edhe një numër i kufizuar i njësive të lejuara, jashtë sistemit ndërkombëtar SI të klasifikuara në tri kategori. Në kategorin e parë hynë njësitë jashtë SI të lejuara për përdorim të gjërë, në të dytën njësitë jashtë SI të lejuara për përdorim, vlerat e të cilave janë përcaktuar eksperimentalisht dhe të tretën njësitë jashtë SI të lejuara për përdorim në raste të posaçme.
Në kategorin njësitë jashtë SI të lejuara për përdorim të gjërë hynë njësi që kanë hyrë në përdorim të thellë si njësit tradicionale matematikore për matjen e këndeve si për shembull shkalla këndore, minuti këndor (arminuti) dhe sekonda këndore (arkseconda). Po në këtë grup hynë edhe njësit shoqërore për matjen e kohës, mjësitë metrike siç është litri për vëllimin dhe tona për masa më të mëdha, dhe njësit logaritmike neperi dhe beli.
Njësitë jashtë SI të lejuara për përdorim të gjerë | ||||
Madhësia | Njësia | |||
Emri | Simboli | Emri | Simboli | Vlera në njësi SI |
koha | t | minuta ora dita | min h d | 1 min = 60 s 1 h = 60 min 1 d = 24 h |
këndi në rrafsh | shkalla minuta sekonda | ° ’ ” | 1° = (p/180) rad 1’ = (1/60)° 1” = (1/60)’ | |
vëllimi | V | litri | L | 1 L = 1 dm3 |
masa | m | tonelata | t | 1 t = 103 kg |
logaritmi natyror | log | neperi | Np | 1 Np = 1 |
logaritmi natyror | in | beli | B | 1 B = (1/2)ln 10 Np |
Në kategorin njësitë jashtë SI të lejuara për përdorim, vlerat e të cilave janë përcaktuar eksperimentalisht është futur përdorimi i disa njësive shkencore jashtë SI të cilat paraqesin konstanta të rëndësishme në shkencë siç janë: njësia astronomike për gjatësi, njësia atomike e masës apo daltoni për masë dhe elektron volti për energji të cilat janë dhënë në tabelën pasuese.
Njësitë jashtë SI të lejuara për përdorim, vlerat e të cilave janë përcaktuar eksperimentalisht | ||||
Madhësia | Njësia | |||
Emri | Simboli | Emri | Simboli | Vlera në njësi SI |
energjia | E | elektronvolti | eV | 1 eV = 1,602 18*10−19 J (përafërsisht) |
masa | m | njësia e unifikuar atomike e masë♙ | u | 1 u = 1,660 54*10−27 kg (përafërsisht) |
gjatësia | l | njësia astronomike | ua | 1 ua = 1,495 98*1011 m (përafërsisht) |
Në kategorin njësitë jashë SI të lejuara për përdorim në raste të posaçme hynë disa njësi metrike dhe jometrike të cilat janë në përdorim tradicional në shkencë. Gjatë përdorimit të njësive nga kjo kategori sipas ligjit duhet që jepet korelacioni i njësis së përdorur me njësin përkatëse në SI. Këtu hynë njësit si mila nautike dhe nyja (knot) për matjen e shpejtësisë, ari dhe hektari për sipërfaqen, bari për shtypjen, angstremi (ångström) për gjatësin dhe barni për seksionin efikas në fizikën bërthamore.
Njësitë jashtë SI të lejuara për përdorim në raste të posaçme | |||
Madhësia | Njësia | Simboli | Vlera në njësi SI |
gjatësia | milë detare | 1 milë detare = 1852 m | |
shpejtësia | knot | 1 milë nautike për orë = (1852/3600) m/s | |
densiteti linear | teks | 1 teks=10−6kg/m=1 mg/m | |
presioni i lëngjëve të trupit të njeriut | milimetër kolonë me merkur | mmHg | 1 mmHg=133322Pa |
sipërfaqja | ar hektar | a ha | 1 a = 1 dam2 = 10 m2 1 ha = 1 hm2 = 104 m2 |
shtypja | bar | bar | 1 bar = 0.1 MPa = 100 kPa = 1000 hPa = 105 Pa |
gjatësia | angstrem | Å | 1 Å = 0.1 nm = 10−10 m |
seksioni | barn | b | 1 b = 100 fm2 = 10−28 m2 |
Po ashtu me ligj është vendosur që nga përdorimi të hiqen disa njësi matëse jashtë sistemit SI. Këto njësi janë kategorizuar në dy kategori, në kategorin mjësi të derivuara të sistemit CGS, me emërtime të posaçme të ndaluara për përdorim dhe njësi jashtë SI të ndaluara për përdorim. Përdorimi i tyre në prodhimet në qarkullim është i ndaluar dhe dënohet nga inspektori i trgut me gjoba prej 50 deri 5000 euro.
Në kategorin mjësi të derivuara të sistemit CGS, me emërtime të posaçme të ndaluara për përdorim janë futur njësit që hasen në literaturë. Kuvendi i preferonë banorëve që këto njësi të i shprehin në njësi të sistemit SI. Për këtë qëllim ka paraqitur një tabel në të cilën i jepë vlerat e shprehura në SI për këto njësi të hasura deri më tani.
Njësi të derivuara të sistemit CGS, me emërtime të posaçme të ndaluara për përdorim | |||
Madhësia | Emri | Simboli | Vlera në njësi SI |
puna, energjia | erg | erg | 1 erg = 10−7 J |
forca | din (dyn) | dyn | 1 dyn = 10−5 N |
viskoziteti | puaz (poise) stoks (stokes) | P St | 1 P = 1 dyn s/cm2 = 0.1 Pas St 1 St = 1 cm2/s = 10−4 m2/s |
induksioni magnetik | gaus | G | 1 G 10−4 T |
intensiteti i fushës magnetike | oersted | Oe | 1 Oe (1000/4 ) A/m |
fluksi magnetik | maksuell | Mx | 1 Mx 10−8 Wb |
shkëlqimi | stilb | sb | 1 sb = 1 cd/cm2 = 104cd/m2 |
ndriçueshmëria | fot (phot) | ph | 1 ph = 104 lx |
nxitimi | gal | Gal | 1 Gal = 1 cm/s2 = 10−2 m/s2 |
Ndërsa në kategorin njësi jashtë SI të ndaluara për përdorim janë dhënë njësi jashtë SI dhe preferohet që të evitohen nga përdoruesit. Nëse hasen në literaturë, ato së pari duhet të shndërrohen në njësi SI sipas tabelës e pastaj vlerat e fituara bëhen të përdorshme në SI për dokumentacion zyrtar.
Njësi të derivuara të sistemit CGS, me emërtime të posaçme të ndaluara për përdorim | |||
Madhësia | Emri | Simboli | Vlera në njësi SI |
aktiviteti i radionukleideve | kiri | Ci | 1 Ci = 3.71010 Bq |
ekspozimi i rrezeve iks apo gama | rëntgen | R | 1 R = 2.5810−4 C/kg |
doza e absorbimit të ionizimit | rad | rad | 1 rad = 1 cGy = 10−2 Gy |
doza ekuivalente | rem | rem | 1 rem = 1 cSv = 10−2 Sv |
gjatësia | njësia X | 1 njësi X 1,00210−4 nm | |
nënfish i njësisë tesla | gama | 1 = 1 nT = 10−9 T | |
E pa emëruar | jansky | Jy | 1 Jy = 10−26 W · m−2 · Hz−1 |
gjatësia | fermi | 1 fermi = 1 fm = 10−15 m | |
masa | karati metrik | 1 karat metrik = 200 mg = 210−4 kg | |
shtypja | torr atmosfera normale | Torr atm | 1 Torr = (101 325/760) Pa 1 atm = 101 325 Pa |
nxehtësia | kaloria | cal | 1 cal = 4,1868 J |
gjatësia | mikron | μ | 1 μ = 1 μm = 10−6 m |
Parashtresat për shumëfishet dhe nënfishet e njësive matëse janë po ashtu të përkufizuara me ligj dhe rrjedhin nga sistemi i shumëfisheve dhe nën fisheve në SI. Këtu duhet pasur parasysh që për kilogramin kjo nuk vlenë si dhe lejimi i përdorimit të njësive të derivuara nga SI-ja përposë shkallës celzius. Për njësi jashtë SI të lejuara për përdorime të posaçme (litër (L), teks (tex), bar (bar), elektronvolt (eV), dhe varn (var)) është paraqtur një tabel e veçantë.
Parashtesat-prefiksat SI | |||||
Faktori | Emri | Simboli | Faktori | Emri | Simboli |
1024 | Jota | Y | 10−24 | jokto | y |
1021 | Zeta | Z | 10−21 | zepto | z |
1018 | Ekza | E | 10−18 | ato | a |
1015 | Peta | P | 10−15 | femto | f |
1012 | Tera | T | 10−12 | piko | p |
109 | Giga | G | 10−9 | nano | n |
106 | mega | M | 10−6 | mikro | μ |
103 | kilo | K | 10−3 | mili | m |
102 | hekto | H | 10−2 | centi | c |
101 | deka | da | 10−1 | deci | d |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.