Ndihmë:Formatimi i tekstit
From Wikipedia, the free encyclopedia
Kjo faqe shpjegon se si me anë të sintaksës wiki gjenerohen dhe formatohen titujt e seksionit (mbishkrimet), tekstet e artikullit, listat, paragrafet etj. Duke përdorur titujt e seksionit softueri MediaWiki gjeneron në krye të artikullit indeksin e përmbajtjes. Pasi të keni lexuar të gjithë artikullin ju do të njiheni më së miri me disa rregulla të redaktimit. Ju do të mësoni jo vetëm se si shkruhen titujt, paragrafet e seksionet, por edhe se si shkruhet p.sh.m. një tekst i pjerrët, një tekst me shkronja të trasha, një tekst me shkronja të mëdha apo të vogla e shumë gjëra të tjera ndihmëse për redaktimin e teksteve në Wikipedia.
- Lundrimi në Wikipedia
- Llogaria e përdoruesit
- Redaktimi
- Redaktimi i faqeve
- Konflikt në redaktim
- Faqe e re
- Formatimi
- Formatimi i tekstit
- Shënimet
- Ngjyrat
- Farbverwendung
- Verkürzter Farbcode
- Formula matematike
- Poem
- Source
- Lidhjet
- Karakteret e veçanta
- Lista dhe tabela
- Shënimet njoftuese
- Menaxhimi i faqeve
- Bausteine
- Skeda
- Technik
- Komunikimi
- P&P
- Indeksi - Nga A në ZH
- Harta e faqes
- Fjalori
Në mënyrë që tekstet nëpër artikuj të jenë sa më të ngjashëm me njëri-tjetrin për nga paraqitja, janë vendosur disa rregulla redaktimi të cilat duhen respektuar. Kur shkruhen tekste artikujsh duhet patur shume kujdes sepse nuk lejohet p.sh.m. tekst me shkronja vetëm të vogla apo vetëm me të mëdha. Duhen patur parasysh rregullat e redaktimit sidomos kur duhet të krijohet një kryerreshti i ri me <br>, kur duhet të krijohen paragrafë pas dy ose më shumë rreshtave bosh, kur duhen bërë formatime të ngjashme si p.sh.m. tekste me ngjyrë etj. Por ka dhe përjashtime p.sh.m. kur sintaksat e palejueshme në shkrimin e teksteve të artikujve përdoren në disa tabela apo në tekste ndihmëse në formë shablloni. Përveç kësaj formatimi me kodet HTML pranohet pjesërisht nga softueri MediaWiki, por ai nuk është i këshillueshëm të përdoret. Për tekstet kursive ose të trasha nuk duhet përdorur kodi HTML. Për më shumë informacione lexoni dhe artikullin ndihmës listat.