![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/3/36/Hopetoun_falls.jpg/640px-Hopetoun_falls.jpg&w=640&q=50)
Natyra
From Wikipedia, the free encyclopedia
Natyra paraqet tërësinë e karakteristikave më kryesore që përcaktojnë thelbin e diçkaje e që në kuptimin më të gjerë ajo përfshin jo vetëm mjedisin ku jetojnë njerëzit, kafshët dhe bimët, por edhe gjithë botën organike dhe joorganike, fizike ose botën materiale apo gjithësinë. [1] "Natyra" është një term që mund të përfshijë si dukuritë e botës fizike ashtu edhe jetën në përgjithësi. Studimi i totalitetit të natyrës është një pjesë e madhe e shkencës. Edhe pse njerëzit janë pjesë e natyrës, aktiviteti njerëzor shpesh kuptohet si një kategori e veçantë nga dukuritë e tjera natyrore.