Nathuram Godse
From Wikipedia, the free encyclopedia
Nathuram Vinayak Godse (19 maj 1910 - 15 nëntor 1949) ishte një aktivist nacionalist Hindu nga India, i cili është i njohur për vrasjen e Mahatma Gandhi. Ai e qëlloi Gandin në gjoks tre herë nga afër më 30 janar 1948 në Nju Delhi. Godse ishte një anëtar i partisë politike, Hindu Mahasabha;[1] dhe një anëtar i Rashtriya Swayamsevak Sangh (RSS), një organizatë vullnetare paraushtarake hindu e krahut të djathtë;[2] dhe një popullarizues i punës së mentorit të tij Vinayak Damodar Savarkar, i cili kishte krijuar ideologjinë e Hindutva.[3] Sipas Vinayak Chaturvedi dhe Thomas Hansen, Nathuram e la RSS në fillim të 1940 për të formuar një organizatë ushtarake Hindu Rashtra Dal[4][5]. Megjithatë Gopal Godse, vëllai i Nathuram i cili ishte gjithashtu i akuzuar për vrasjen e Gandit, ka pohuar që Nathuram vazhdoi të jetë një anëtar i RSS. Nathuram nuk e pëlqeu qëndrimin e Gandit ndaj myslimanëve të Indisë dhe komplotoi vrasjen me Narayan Apte dhe gjashtë të tjerë. Pas një gjyqi që zgjati më shumë se një vit, Godse u dënua me vdekje më 8 nëntor 1949 dhe u var një javë më vonë.
Nathuram Vinayak Godse | |
---|---|
U lind në | Ramachandra Vinayak Godse 19 maj 1910 |
Vdiq | 15 nëntor 1949 Ambala Central Jail, Punjab Lindor, Indi (sot Haryana, Indi) |
Shkaku i vdekjes | Ekzekutim me varje |
Organizata | Rashtriya Swayamsevak Sangh Hindu Mahasabha |
Njohur për | Vrasja e Mahatma Gandhi |
Dënimi | Vdekje |
Të afërm | Gopal Godse (vëlla) |