From Wikipedia, the free encyclopedia
Namik bej Delvina (Delvinë, 18 qershor 1875[1] - 20 janar 1933) qe veprimtar i çështjes kombëtare, publicist, autor i disa lirikave dhe nëpunës shqiptar.
U lind në Delvinë, i biri i Selim beut dhe vëllai i Sulejmanit,[2] të derës Hajderagaj të Delvinës, ilaka me Dostët e Kardhiqit.[3]
Shkollimin e mesëm e ndoqi në shkollën "Zosimea" në Janinë dhe shkollimin e lartë në Berlin[2], në fakultetin e Inxhinierisë. Më 1903 e lë Berlinin dhe kthehet në vendlindje ku hap degën e klubit “Bashkimi” në Delvinë, ku nisi të përhapte tekste dhe t'u mësojë shqipen arsimdashësve. Shtrënguar nga autoritetet, ikën në Korfuz. Pas një sëmundjeje dhe sigurimit të faljes, kthehet në vendlindje më 1909.
Krijoi çetën e Delvinës dhe në krye të saj merr pjesë në kryengritjen e jugut të Shqipërisë në bashkërendim me çetat e Çerçiz Topullit, Bellkamenëve, Gërmenjve dhe çetën e Frashërit, me direktiva të Ismail Qemalit.[4] Gjatë Luftës së Parë Ballkanike mori pjesë në batalionin territorial të Labërisë me në krye Eqrem bej Vlorën, për të mbrojtur brendatokën nga batalionet greke që zbarkuan në krahinën e Bregut.[5]
Në qeverinë e Vlorës shërben si këshilltar i Ministrisë së Jashtme. Më vonë shërben si Inspektor i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave e pastaj drejtor i përgjithshëm i post-telegrafeve.
Në vitet 1913-1915 kur jugu i Shqipërisë pësonte dhunimin nga andartet greke, Namik beu i printe forcave territoriale për mbrojtjen e atdheut.
Më 25 dhjetor 1918 përfaqëson Delvinën në Kongresin e Durrësit[6].
Nisi të botojë gazetën “Rilindja shqiptare” më 1929 në Sarandë, ku u bë një organ zëdhënës për çamët. Gazetë të cilën e nxjerr dy herë me interval edhe në Tiranë në bashkëpunim me Nebil Çikën[7].
Para se të ndërronte jetë, la amanet të varrosej në Sari Salltëk.
Ishte ndër nismëtarët autorë të gjinisë së dramës. Botoi dramën “Dashurija e Memedheut” – “Tjatro me tetë pamje” në Selanik 1909. Drama trajton çështja e vetëdijesimit kombëtar. Vepra shtjellohet në një familje agallarësh të Kaninës...[2]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.