Një mysliman, ose myslimane, është një person që ndjek ose praktikon fenë islame,[17] një fe monoteiste e bazuar në Kuran. Myslimanët besojnë se Kurani është fjala e Zotit, e shpallur njerëzimit përmes profetit Muhammed. Ata gjithashtu ndjekin mësimet dhe veprimet (të njohura si synnetet) e Muhammedit, të shënuara në përmbledhje tradicionale të quajtur hadith.[18] Fjala "mysliman" rrjedh nga arabishtja (مسلم muslim), që do të thotë "ai i cili i nënshtohet Zotit".[19]
Popullsia Totale | |
---|---|
rr. 2 miliardë (2020)[1][2] | |
Themeluesi | |
Zoti | |
Regjioni me popullsi të dalluar | |
Indonesi | 231,070,000[3] |
Pakistan | 213,161,100[4] |
Indi | 204,000,000[5] |
Bangladesh | 153,700,000[6] |
Nigeri | 99,100,000[7] |
Egjypt | 95,000,000[8] |
Iran | 82,900,000[9] |
Turqi | 82,800,000[10] |
Algjeri | 42,000,000[11] |
Kinë | 40,000,000[12] |
Religjioni | |
80–90% Islami Synit 10–20% Islami Shi'i ~1% Tjetër tradita Islame (p.sh. Kuranizmi dhe Ibadi)[13] | |
Gjuhët | |
Liturgjike: Arabishtja Kuranore Të zakonshme: Urdu, Arabishtja standarde moderne, Indonezianishtja, Bengalishtja, Gjuhët turkike, Gjuha perse dhe gjuhë të tjera në Botën Muslimane[14][15][16] |
Shumica e myslimanëve do të pranojë si myslimanë të gjithë ata që e kanë dëshmuar publikisht shpalljen e fesë (shehadetin).[20] Shehadeti thotë:
Unë besoj dhe dëshmoj se vetëm Allahu është Zot dhe se Muhammedi është rob dhe i dërguari i Zotit.[21]
Dëshmia nga Zoti mund të gjendet në Kuran, në Suren 3:18, që thotë:[22] "All-llahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij", që është dëshmia me cilën Zoti shprehet.[23] Besimet e zakonshme të myslimanëve janë: se Zoti (arabisht: الله Allah) është një, i përhershëm dhe suprem (monoteizmi); se Zoti është i pakrahasueshëm, i vetëqendrueshëm, nuk lind e as nuk është i lindur; se Islami është versioni i plotë dhe univerzal i një feje të qëmotshme, që i është zbritur shumë profetëve, midis tyre Ibrahimin, Musain, Ismailin dhe Isanë; se shpalljet e mëparshme janë ndryshuar ose korruptuar gjatë kohës dhe se Kurani është shpallja përfundimtare e pandryshuar nga Zoti.[24]
Praktikat fetare të myslimanëve janë të renditura në Pesë Shtyllat e Islamit, që, përveç shehadetit, përmban dhe të falurit e përditshëm (namazi), agjërimin gjatë muajit islam të Ramazanit, dhënien e lëmoshës (zeqati) dhe pelegrinazhin në Mekë (haxhi), të pakët një herë në jetë.
Shiko edhe
Referime
Wikiwand in your browser!
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.