![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/a/ac/Muzeu_i_Shkencave_t%25C3%25AB_Natyr%25C3%25ABs%252C_Tiran%25C3%25AB%252C_foto_Dritan_Mardodaj.jpg/640px-Muzeu_i_Shkencave_t%25C3%25AB_Natyr%25C3%25ABs%252C_Tiran%25C3%25AB%252C_foto_Dritan_Mardodaj.jpg&w=640&q=50)
Muzeu i Shkencave Natyrore
From Wikipedia, the free encyclopedia
41.326984°N 19.805635°E / 41.326984; 19.805635
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/a/ac/Muzeu_i_Shkencave_t%C3%AB_Natyr%C3%ABs%2C_Tiran%C3%AB%2C_foto_Dritan_Mardodaj.jpg/640px-Muzeu_i_Shkencave_t%C3%AB_Natyr%C3%ABs%2C_Tiran%C3%AB%2C_foto_Dritan_Mardodaj.jpg)
Muzeumi i Shkencave të Natyrës "Sabiha Kasimati"[1] në Tiranë u themelua në vitin 1948, si pjesë e Institutit të Shkencave. Nëntë vjet më pas, në kohën e krijimit të Universitetit të Tiranës, ai kaloi nën vartësinë e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, pranë Katedrës së Zoologjisë (pjesa zoologjike dhe botanike). Ndërsa pjesa e Mineralogji-Paleontologjisë, kaloi nën varësinë e Fakultetit të Gjeologji-Minierave (sot pjesë e Universitetit Politeknik të Tiranës). Në vitin 1969 u riorganizua dhe u pasurua. Në vitin 1996, muzeu veçohet si Njësi Shërbimi Universitar, në varësi të Shkencave të Natyrës. Në muze ka mjaft eksponate nga bota e kafshëve të Shqipërisë, atje ndodhet i ekspozuar një koleksion nga fauna ekzotike, gjithashtu ka eksponate të drurëve e shkurreve kryesore si dhe herbarin e bimëve industriale. Sektori i gjeologjisë ekspozon mineralet dhe shkëmbinjtë kryesorë të vendit etj. [2] Ne kohet e fundit Muzeu ka kaluar ne nje ndertese tjeter ne afersi te tregut te Elektronikes.