From Wikipedia, the free encyclopedia
Muhammed bin Nayef bin Abdulaziz El Saudi (Arabisht: محمد بن نايف بن عبد العزيز آل سعود; lindi më 30 gusht 1959) është princ, zëvendës i parë i kryeminsitrit dhe ministër i punëve të brendshëm të Arabisë Saudite.[1] Ai është gjithashtu kryetar i këshillit për politikë dhe punëve të sigurimit.[2]
Muhammed bin Nayef | |
---|---|
Zëvendësi i Parë i Kryeministrit të Arabisë Saudite | |
Në detyrë 29 prill 2015 – 21 qershor 2017 | |
Paraprirë nga | Muqrin bin Abdulaziz |
Pasuar nga | Muhamed bin Selman Al Saud |
Ministër i Punëve të Brendshme | |
Në detyrë 5 nëntor 2012 – 21 qershor 2017 | |
Paraprirë nga | Ahmed bin Abdulaziz Al Saud |
Pasuar nga | Abdulaziz bin Saud Al Saud |
Zëvendësi i Dytë i Kryeministrit të Arabisë Saudite | |
Në detyrë 23 janar 2015 – 29 prill 2015 | |
Paraprirë nga | Muqrin bin Abdulaziz |
Pasuar nga | Muhamed bin Selman Al Saud |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 30 gusht 1959 Xheda, Arabia Saudite |
Bashkëshortja/et | Reema bint Sultan Al Saud |
Princi Muhammed lindi më 30 gusht 1959 në Xheda.[3][4] Ai është një nga dhjetë fëmijët e Princit Najef.[5][6] Princi Saud është vëllai i tij më i madh dhe Princi Fahd është vëllai i tij më i vogël.[7] Nëna e tij është Al Jawhara bint Abdulaziz bin Musaed Al Jiluwi[6][8] i cili është anëtare e fisit Al Jiluwi e Shtëpisë së Saudit.[9]
Më 23 janar 2015, Prici Salman e emëroi Najefin si zëvendës i princit.[10][11] Përveç kësaj, Muhammed bin Najef u emërua si kryetar i këshillit për politikë dhe punë të sigurimit i cili u themelua më 29 janar 2015.[11]
Më 29 prill 2015, Muhammed bin Najefi u emërua si princ, duke zëvendësuar Muqrin bin Abdulaziz.[12]
Muhammed bin Najefi ka shpëtuar prej katër përpjekjeve për vrasje. Në herën e tretë ka marrë pak lëndime, ndërsa herave tjera ka shpëtuar.[13]
Më 27 gusht 2009,[13] Muhammed bin Najefi morri lëndime nga Abdullah al-Asiri i cili ka qenë i lidhur me Al Kaida në Gadishullin Arabik. Besohet se Al Asiri ka udhëtuar në Xheda prej Maribit. Gjatë Ramazanit, Al Asiri ishte duke pritur në rend në shtëpinë e princit si "dashamirë". Al Asiri bëri vetëvrasje me bombë, duke e vrarë veten, por e lëndoi pak Muhammed bin Najefin i cili kishte mbrojtje të madhe..[14][15]
Muhammad bin Nayef është dhëndrri dhe gjithashtu nipi i Sultan bin Abdulazizit. Ai është gjithashtu nipi i Mbretit Fahd dhe Mbretit Salman. Ai është i martuar me Reema bint Sultan Al Saud dhe së bashku kanë dy vajza.[16]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.