Moti
gjendje e atmosferës / From Wikipedia, the free encyclopedia
Moti paraqet gjendjen momentale të temperaturës, të presionit të ajrit, erërave të reve dhe reshjeve. Moti shpreh, mbi të tjerat, se sa është ftohtë ose nxehtë, lagësht apo thatë, apo sa është qielli i hapur apo i vrantë.[1]
Elementet e motit janë: temperatura e ajrit, shtypja atmosferike, era shpejtësia dhe drejtimi i saj, vranësirat, reshjet atmosferike etj.
Gjithashtu varet nga faktorët astronomike dhe gjeografike.