gjini gjitarësh From Wikipedia, the free encyclopedia
Elefantët e detit janë foka pa veshë, të mëdha e me feçkë, që i përkasin gjinisë Mirounga. Dy llojet e elefantëve të detit: elefanti verior i detit (M. angustirostris) dhe elefanti jugor i detit (M. leonina), janë gjuajtur, deri në në fund të shekullit të 19-të, në prag të zhdukjes, por që nga ajo kohë numri i tyre u rikuperua.
Elefantët e detit | |
---|---|
Dy elefantë deti, një mashkull e një femër | |
Klasifikimi shkencor | |
Mbretëria: | |
Filumi: | |
Klasa: | |
Rendi: | |
Nënrendi: | |
Familja: | |
Gjinia: | Mirounga Gray, 1827 |
Llojet | |
Elefanti verior i detit, pak më i vogël se kushëriri i tij jugor, shtrihet në brigjet e Paqësorit në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Elefanti jugor i detit gjendet në hemisferën jugore, në Ishullin Gjeorgjia e Jugut dhe Ishullin Makuori, si dhe në brigjet e Zelandës së Re, Afrikës së Jugut dhe Argjentinës, gjëgjësiht në gadishullin Valdes, i cili mbanë koloninë e katërt më të madhe të elefantëve të detit në botë. Në Kilin jugor gjendet një koloni e vogël me 120 individë në Gjirin e Xheksonit, në Tokën e Zjarrtë.[1]
Fosilet e një lloji pa emër të gjinisë Mirounga janë gjetur në Afrikën e Jugut, që i takojnë epokës së Miocenit.[2] Elefantët e detit çiftohen çdo vit dhe duket se janë besnik ndaj kolonive që kanë krijuar zona çiftimi.[3] Vetëm meshkujt e rritur kanë një feçkë (noçkë) të vogël në vend të hundës, prej së cilës quhen elefantë. Luftimet midis elefantëve të detit janë shpesh shumë të përgjakshme. Gjatë stinës së çiftimeve, meshkujt duke u ngritur me turi lart dhe me shpinën e përkulur, fillojnë të vërrasin në breg të detit për të joshur femrat.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.