![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/a/ad/Miami_collage_20110330.jpg/640px-Miami_collage_20110330.jpg&w=640&q=50)
Miami
qytet në Florida / From Wikipedia, the free encyclopedia
Miami (shqiptohet: Majami), zyrtarisht City of Miami (shqiptohet: Qyteti i Majamit) është një qytet që ndodhet në bregun e Atlantikut në juglindje të shtetit Florida të Shteteve të Bashkuara, Ai është qendra e Qarkut Miami-Dade. Majami është qyteti i dytë më i madh në Florida dhe i 40-të në Shtetet e Bashkuara për nga popullsia.
Fakte të shpejta Popullsia, • Gjithsej ...
Miami
Miami | |
---|---|
Qytet | |
![]() Pamje nga Majami | |
Nofkat: "Magic City" ("Qyteti Magjik") | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 470.914 |
{{{postal_code_type}}} | 33010–33299 |
Faqja zyrtare | www.miamigov.com |
Mbylle
Miami është një qendër e madhe, dhe lider në sektorin e financës, tregëtisë, kulturës, medias, argëtimit, arteve, dhe të tregëtisë ndërkombëtare.[1][2] Në vitin 2008, revista Forbes e vlerësoi Majamin "Qyteti më i pastër i Amerikës", për cilësinë e mirë e ajrit gjatë gjithë vitit, hapësira të mëdha të gjelbra, ujë të pijshëm të pastër, rrugë të pastra, dhe programet e riciklimit të qytetit.[3]