Metoda shkencore
From Wikipedia, the free encyclopedia
Metoda shkencore është një proces me të cilin shkencëtarët arrijnë të njohin fenomene të caktuara duke vendosur supozime dhe duke testuar ato përmes eksperimenteve. Në mënyrë që të ketë një karakter shkencor, metoda e hulumtimit duhet të bazohet në mbledhjen e shënimeve të dukshme, empirike dhe të matshme. Metoda shkencore është: "metoda e procedurave që janë karakteristikë e shkencave natyrore që nga shekulli XVII, që përbëhen nga vëzhgime, matje dhe eksperimente sistematike, si dhe nga formulimi, testimi dhe ndryshimi eventual i hipotezave".[1] [2] [3] [4]
Një skemë pragmatike lineare dhe procedurale e hulumtimit zakonisht kalon nëpër këto etapa:
- Përcaktimi i problemit
- Grumbullimi i të dhënave dhe burimeve (vëzhgimi)
- Formulimi i hipotezës
- Testimi i hipotezës përmes eksperimentit (grumbullimi i të dhënave në mënyrë të vazhdueshme)
- Analiza e të dhënave
- Interpretimi i rezultateve dhe nxjerrja e përfundimeve (pikënisja për hipoteza të reja)
- Publikimi i rezultateve
- Rivlerësimi (shpesh bëhet nga shkencëtarë të tjerë).[5]
Metodat kërkimore - shkencore përfshijnë ose ndahen në: