![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/8/87/Jerusalem-2013-Temple_Mount-Al-Aqsa_Mosque_%2528NE_exposure%2529.jpg/640px-Jerusalem-2013-Temple_Mount-Al-Aqsa_Mosque_%2528NE_exposure%2529.jpg&w=640&q=50)
Mesxhidi Aksa
xhami / From Wikipedia, the free encyclopedia
Xhamia el-Aksa ose Mesxhidi Aksa (arabisht: المسجد الاقصى al-Masjid al-Aqsa (help·info), "Xhamia më e Largët", hebraisht: מסגד אל-אקצא) është vendi i tretë më i shenjtë në Islam dhe gjendet në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit. Kjo xhami me kupolë prej argjendi së bashku me Kupolën e Shkëmbit, që njihen si el-Haram esh-Sherif ("Faltorja Fisnike") gjenden në Malin e Tempullit, vendin më të shenjtë në Jehudizëm. Myslimanët besojnë se Muhammedi ëshë transportuar nga Xhamia e Shenjtë në Meka deri në el-Aksa gjatë Natës së Isrës. Tradita islame tregon se Muhammedi është falur drejt këtij vendi deri në muajin e shtatëmbdhjetë pas Hixhrës (emigrimit), kur Allahu e urdhëroi atë që të drejtohet kah Qabeja.
Mesxhidi Aksa | |
---|---|
جامع الأقصى Jāmi' al-Aqṣā المصلى القبلي al-Muṣallā al-Qiblī المسجد الاقصى al-Masjid al-'Aqṣā, e diskutueshme | |
![]() Pjesa veri-lindore e Xhamisë el-Aksa | |
Religion | |
Affiliation | Islam |
Leadership | Muhamed Ahmed Husein (Kryemyftiu i Jeruzalemit) |
Location | |
Vendndodhja | Mali i Tempullit (Jeruzalemi Lindor) |
Administrata | Vakfi Islamik i Jeruzalemit |
Koordinatat gjeografike | 31.77617°N 35.23583°E / 31.77617; 35.23583 |
Architecture | |
Lloji | Xhamia |
Stili | Arkitektura islame |
Data e themelimit | shekujt 7-8 |
Specifications | |
Direction of façade | Veri-veriperëndim |
Kapaciteti | 5,000+ |
Materiale | Guri gëlqeror (muret e jashtme, fasada), plumbi dhe betoni (kupola), mermeri i bardhë (kolonat e brendshme) dhe mozaiku[1] |
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/2/22/Jerusalem-2013%282%29-Aerial-Temple_Mount-%28south_exposure%29.jpg/640px-Jerusalem-2013%282%29-Aerial-Temple_Mount-%28south_exposure%29.jpg)
Xhamia në fillim ishte një shtëpi e vogël për falje, e ndërtuar nga halife Ymeri, pastaj është rindërtuar dhe zgjeruar nga kalifi Abdylmeliku dhe përfunduar nga djali i tij el-Velidi në vitin 705. Pas në termeti të vitit 746, xhami është shkatërruar plotësisht dhe u rindërtua nga kalifi el-Mansuri më 754, dhe prapë u rindërtua nga pasardhësi i tij el-Mehdiu më 780. Një tjetër termet i vitit 1033 e dëmtoi shumë rëndë, por dy vjet më vonë kalifi Ali ez-Zahiri ndërtoi në xhami tjetër që do të qëndroj deri në ditët e sotme. Gjatë renovimeve periodike të ndërmarrurra, dinasti të ndyshme që kanë udhëhequr Hilafetin Islame i kanë shtuar xhamisë shtesa dhe kanë bërë ndërrime. Kur Kryqëtarët kanë marrë Jeruzalemin më 1099, ata e kanë përdorur xhaminë si pallat dhe kishë, por funksioni si xhami është kthyer më 1187, pasi Seladini e rimorri Jeruzalemin. Renovime, riparime dhe shtime janë ndërmarrë në shkujt e vonë nga dinastia e Ajubëve, dinastia e Mamlukëve, dinastia e Osmanëve, Këshilli Suprem i Myslimanëve dhe Jordani. Sot, Qyteti i Vjetër i Jeruzalemit, ku gjendet xhamia, është nën kontrollin e Izraelit, por xhamia ka mbetur nën administrimin e vakëfit Islam palestino-jordanez.