Meshari
libër i shkruar nga Gjon Buzuku, një klerik katolik në vitin 1555 / From Wikipedia, the free encyclopedia
Meshari është libri më i vjetër i botuar dhe përkthimi i parë liturgjik në gjuhën shqipe, botuar më 1555.[3][4][5][6][7][8] Libri u përkthye nga prifti Gjon Buzuku në vitet 1554-1555,[9] nga italishtja dhe latinishtja ka qenë i destinuar për t’u përdorur nga priftërinjtë që vepronin në trojet shqiptare, gjatë shërbesave të tyre.[10] Njihet vetëm një kopje e cunguar që ruhet në Bibliotekën e Vatikanit, por supozohet se u botua në Venedik, i shkruar në shqipen e kohës me alfabet latin gjysmë-gotik.