![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/e/ea/MERCOSUR_%2528orthographic_projection%2529.svg/langsq-640px-MERCOSUR_%2528orthographic_projection%2529.svg.png&w=640&q=50)
Mercosur
From Wikipedia, the free encyclopedia
Mercosur ose Mercosul (Spanjisht: Mercado Común del Sur, Portugalisht: Mercado Comum do Sul, Guarani: Ñemby Ñemuha, Shqip: Tregu i Përbashkët Jugor) është një marrëveshje ekonomike dhe politike midis Argjentinës, Brazilit, Paraguajt, Uruguajt dhe Venezuelës. U themeluar në vitin 1991 nga Traktati i Asuncionit, i cili u ndryshua më vonë dhe azhornua nga Traktati i Ouro Pretos i vitit 1994.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/e/ea/MERCOSUR_%28orthographic_projection%29.svg/320px-MERCOSUR_%28orthographic_projection%29.svg.png)
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/9/9a/Flag_of_Mercosur.svg/640px-Flag_of_Mercosur.svg.png)
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/6/6b/Mercosul-04-jul-2005.jpeg/640px-Mercosul-04-jul-2005.jpeg)
Qëllimi i tij është të promovojë tregtinë e lirë dhe lëvizjen e lirë të mallrave, njerëzve, dhe valutës. Gjuhët zyrtare janë Guarani[1], portugalisht dhe spanjisht. Tashmë unioni është një bashkim i plotë doganor. Mercosur dhe Komuniteti i Kombeve të Andeve janë unione doganore që janë komponentë të Unionit të Kombeve të Amerikës Jugore.
Mercosur lindi si ide në vitin 1985, kur presidentët Raúl Alfonsín i Argjentinës dhe José Sarney i Brazilit nënshkruan Prgramin e Integrimit dhe Bashkëpunimit Ekonomik Argjentinë-Brazil ose PICE (Portugalisht: Programa de Integração e Cooperação Econômica Argentina-Brasil, Spanjisht: Programa de Integración y Cooperación Económica Argentina-Brasil)[2]. Programi gjithashtu propozoi Gauço-n si një monedhë për tregtinë rajonale.
Anëtarësimi i plotë për Venezuelën ka hyrë në fuqi më 31 korrik 2012[3][4], pas pezullimit të Paraguajit, më 22 qershor 2012 për shkelje të klauzolës Demokratike të Merkosurit. Më parë, Venezuela kishte nënshkruar një marrëveshje anëtarësimi më 17 qershor 2006 [5], por pranimi i saj u bllokua nga Senati i Paraguajit.
Themelimi i Parlamentit Merkozurin u ra dakord në samitin presidencial e dhjetorit të vitit 2004. Çdo vend duhet të ketë 18 përfaqësues pavarësisht popullsisë.
Bolivia, Kili, Kolumbia, Ekuadori dhe Peruja aktualisht kanë statusin anëtarë të asociar.