Mercedes-Benz në Formula Një
From Wikipedia, the free encyclopedia
Mercedes-Benz, nëpërmjet ndihmësit të tij Mercedes-Benz Grand Prix Limited, është aktualisht pjesë e Formula Një si kontruktorë nën emrin Mercedes-AMG Petronas Motorsport. Ekipi është me seli në Brackley, Northamptonshire të Mbretërisë së Bashkuar dhe aktualisht përdorë liçensë gjermane.[1] Mercedes-Benz më parë ka garuar në kampionatet evropiane para luftës, duke fituar tre tituj, kurse në Formula Një debutoi në sezonin 1954, dhe vazhdoi për dy vite. Ekipi gjithashtu njihet edhe nga pseudonimi i tyre, "Shigjetat e Argjenda".[2]
Emri i plotë | Mercedes-AMG Petronas Motorsport |
---|---|
Vendndodhja | Brackley, Northamptonshire, Mbretëria e Bashkuar (shasia) Brixworth, Northamptonshire, Mbretëria e Bashkuar (motorri) |
Drejtori i ekipit | Nikki Lauda Toto Wolff Andy Cowell |
Drejtori teknik | James Allison |
Pilotët kryesorë | 44. Lewis Hamilton 77. Valtteri Bottas |
Pilotët testues | Esteban Ocon Stoffel Vandoorne Esteban Gutiérrez |
Shasia | F1 W10 EQ Power+ |
Motorri | Mercedes M10 EQ Power+ |
Gomat | Pirelli |
Gara e parë | Çmimi i madh i Francës 1954 |
Gara të zhvilluara | 208 |
Tituj konstruktorësh | 6 (2014, 2015, 2016, 2017, 2018, 2019) |
Tituj pilotësh | 8 (1954, 1955, 2014, 2015, 2016, 2017, 2018, 2019) |
Gara të fituara | 101 |
Pol pozita | 110 |
Xhiro të shpejta | 73 |
Pasi fituan garën e tyre të parë në Çmimin e madh të Francës 1954, piloti Juan Manuel Fangio fitoi edhe tre çmime të mëdha për të fituar titullin 1954 për pilotë, duke e përsëritur këtë sukses edhe në vitin 1955. Pavarësisht se fitoi dy tituj për pilotë, Mercedes-Benz u tërhoq nga garimi si përgjigje për tragjedinë e Le Mans 1955, dhe nuk u kthye në Formula Një deri sa u kthye si furnizues motorrësh në bashkpunim me Ilmor, një kompani britanike e pavarur prodhuese motorrësh e performancave të larta që më pas u ble nga Mercedes në vitin 1994.
Përveçëse është një fabrikë, Mercedes aktualisht furnizon me motorrë edhe Racing Point dhe Williams. Ekipi ka fituar mbi 160 gara si prodhues motorrësh dhe është e renditur në vendin e katërt në historinë e Formula Një. Gjashtë tituj kontruktorësh dhe dhjetë tituj pilotësh janë fituar me motorr Mercedes-Benz.
Mercedes është bërë një nga ekipet më të suksesshme të Formula Një në vitet e fundit, duke fituar rresht titujt e kontruktorëve dhe pilotëve nga viti 2014 e deri në 2018. Në vitin 2014, ekipi përfundoi 11 gara në dy pozicionet e para duke thyer rekordin e McLaren me 10 në sezonin 1988. Rekordi u përmirësua një sezon më pas me 12. Ekipi gjithashtu arriti 16 fitore në sezonet 2014 dhe 2015, duke thyer rekordet e McLaren (1988) dhe Ferrarit (2002, 2004) me 15. Në vitin 2016, ata e përmirësuan rekordin me 19 fitore.