![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/b/b8/Mario_Balotelli_Euro_2012.jpg/640px-Mario_Balotelli_Euro_2012.jpg&w=640&q=50)
Mario Balotelli
futbollistë italian / From Wikipedia, the free encyclopedia
Mario Barwuah Balotelli (i lindur 12 gusht 1990) është një futbollist profesionsit italian i cili luan si sulmues për klubin turk Adana Demirspor.[4][5][6]
![]() Balotelli me Italinë në UEFA Euro 2012 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Mario Barwuah Balotelli[1][2] | ||
Datëlindja | (1990-08-12) 12 gusht 1990 (33 vjeç) | ||
Vendlindja | Palermo, Itali | ||
Gjatësia | 1.89 m (6 ft 2 in)[3] | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Adana Demirspor | ||
Numri | 99 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2001–2006 | Lumezzane | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2006–2007 | Lumezzane | 2 | (0) |
2007–2010 | Internazionale | 59 | (20) |
2010–2013 | Manchester City | 54 | (20) |
2013–2014 | Milan | 43 | (26) |
2014–2016 | Liverpool | 16 | (1) |
2015–2016 | → Milan (huazim) | 20 | (1) |
2016–2019 | Nice | 61 | (33) |
2019 | Marseille | 15 | (8) |
2019–2020 | Brescia | 19 | (5) |
2020–2021 | Monza | 12 | (5) |
2021–2022 | Adana Demirspor | 33 | (18) |
2022–2023 | Sion | 18 | (6) |
2023– | Adana Demirspor | 14 | (7) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2008–2010 | Italia U21 | 16 | (6) |
2010– | Italia | 36 | (14) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 29 prill 2024 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 10 shtator 2016 |
Ai filloi karrierën e tij si profesionist te Lumezzane në vitin 2006, ku luajti vetëm 2 herë para se në vitin 2007 të kalonte te Interi.[7] Ai fitoi tripletën në vitin 2010 (Serie A, Coppa Italia dhe UEFA Ligën e Kampioneve). Pas kësaj, Balotelli u transferua në Angli te Manchester City, duke u ribashkuar me trajnerin Roberto Mancini. Ai ndihmoi Cityn të fitonte titullin e Premier Ligës dhe Kupën FA. Në janar 2013, Balotelli u rikthye në Itali te Milani kurse 18 muaj më pas u transferua te Liverpooli. Pas një rikthimi për një periudhë të shkurtër te Milani në huazim, Balotelli u zhvendos në Francë, duke luajtur për Nice dhe Marsejën në Ligue 1. Në verën e vitit 2019, Balotelli u rikthye sërisht bë Itali, duke firmosur me Brescian në Serie A dhe më pas ne Monzën në Serie B. Pas kësaj, ai u transferua te Adana Demirspor në Turqi dhe te Sion në Zvicër.
Balotelli debutoi me Italinë në një ndeshje miqësore kundër Bregut të Fildishtë në vitin 2010. Që nga ajo kohë, ai ka luajtur më shumë se 30 ndeshje me ekipin kombëtar dhe ka shënuar 14 gola. Ai ka përfaqsuar Italinë në Euro 2012, Kupën e Konfederatave 2013 dhe Kupën e Botës 2014. Ai ndihmoi ekipin të arrinte në finalen e Euro 2012, duke shënuar dy gola kundër Gjermanisë në gjysëm-finale dhe duke fituar Këpucën e Bronztë. Ai është golashënuesi më i mirë i Italisë në Kampionatin Evropian[8] dhe Kupën e Konfederateve.[9]
Balotelli konsiderohej si një nga talentet më të mëdhenjë në botë në rininë e tij. Megjithatë, karriera e tij është karakterizuar nga polemika dhe incidente të ndryshme, gjë që bënë që ai të mos e arrinte potencialin e tij.[10][11] Balotelli gjithashtu është një nga gjuajtësit e penalltive më të mirë në botë.