![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/9/92/Mara_Brankovi%25C4%2587%252C_Esphigmenou_charter_%25281429%2529.jpg/640px-Mara_Brankovi%25C4%2587%252C_Esphigmenou_charter_%25281429%2529.jpg&w=640&q=50)
Mara Brankoviq
From Wikipedia, the free encyclopedia
Mara Brankoviq (Serbisht: Мара Бранковић) ose Mara Despina Hatun (rreth vitit 1416 – 14 shtator 1487), e njohur edhe si Sulltanesha Marije, Mara Hatun, Despina Hatun, ose Amerissa, ishte e bija e mbretit serb Gjergj Brankoviqit dhe Irene Kantakuzene. Mara më vonë hyri në harem të Sulltan Muratit II të Perandorisë Osmane.[1]
Mara Brankoviq | |
---|---|
![]() Illustrim i vitit 1426 | |
Bashkëshort | Murati II (m. 1435; vdiq më 1451) |
Shtëpia | Brankoviq |
I ati | Gjuragj Brankoviq |
E ëma | Irene Kantakouzene |
U lind | 1416 Vučitrn |
Vdiq | 14 September 1487 Kostandinopojë, Perandoria Osmane |
Ajo u martua me sulltanin në vitin 1435. Ajo kurrë nuk u konvertua në Islam. Ajo u kthye në Serbi pasi burri i saj vdiq në vitin 1451. Kur prindërit e saj vdiqën dhe thjeshëri i saj Mehmeti II u bë sulltan, ajo u kthye në Perandorinë Osmane në vitin 1456 dhe shpesh i jepte këshilla.[2] Gjatë Luftës Osmane-Veneciane (1463-1479), ajo veproi si ndërmjetëse midis Mehmedit dhe Republikës së Venedikut. Në vitin 1471, Brankoviq shoqëroi personalisht një ambasador venedikas në Portë për negociata me Sulltanin.[3]