Lufta Civile 1943-1944
From Wikipedia, the free encyclopedia
Lufta Civile ishte një konflikt i armatosur që u zhvillua përkrah Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar. Lufta u zhvillua midis Partisë Komuniste Shqiptare dhe Lëvizjes Antifashiste Nacional-Çlirimtare nga njëra anë dhe Ballit Kombëtar, Lëvizjes së Legalitetit dhe Krerëve Nacionalistë të Veriut nga ana tjetër. Konflikti ishte një përballje klasike midis dy rrymave politike shqiptare, të djathtës dhe të majtës shqiptare. Konflikti filloi pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes nga ana e Partisë Komuniste me urdhrin e emisarëve jugosllavë të vendosur pranë tyre. Krahu ushtarak i konfliktit ishin Ushtria Nacional-Çlirimtare Shqiptare nga njëra anë dhe çetat e Ballit Kombëtar, Lëvizjes së Legalitetit dhe çetat e krerëve të Veriut. Lufta përfundoi me fitoren absolute të PKSH dhe LANÇ dhe vendosjen përfundimtare të komunizmit në Shqipëri. Konflikti shkaktoi mbi 3000 të vrarë, nga të dyja krahët, ndonëse më shumë nga ana e të djathtëve.
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
|
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Civil War | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|
Pjesë e Lufta e Dytë Botërore | |||||||
| |||||||
Palët pjesëmarrëse | |||||||
Lëvizja Nacional-Çlirimtare Partia Komuniste Shqiptare Ushtria Nacional-Çlirimtare |
Balli Kombëtar Legaliteti Forcat Nacionaliste | ||||||
Komandantët dhe udhëheqësit | |||||||
Enver Hoxha Dalip Ndreu Mehmet Shehu Mehmet Bajraktari Gjin Marku Tahir Kadare Hysen Stafa Hulusi Spahia |
Abaz Kupi Mit'hat Frashëri Ali Këlcyra Abas Ermenji Aziz Çami † Muharrem Bajraktari Halil Alia Mark Gjon Marku | ||||||
Fuqia ushtarake | |||||||
70.000 forca të rregullta partizane | Numri i panjohur, çeta të shpërndara dhe të paorganizuara | ||||||
Numri i të vrarëve:~3000 |