Literatura në Kosovë
From Wikipedia, the free encyclopedia
Literatura që qarkullonë dhe krijohet në Kosovë, kryesisht është krijime në gjuhën shqipe dhe përkthime të veprave të ndryshme në gjuhën shqipe.
Zakonisht literatura krijuese rrjedh nga anëtarët të organizuar në Klube Letrare, si individ apo anëtarëve të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Sa i përket literaturës së teksteve mësimore, krijimi, përpilimi dhe shpërndarja e saj është nën qeverisjen e ministris së kulturës. Më parë ka ekzistuar Enti i teksteve dhe mjeteve mësimore për nxjerrjen e teksteve mësimore ndërsa sot kjo veprimtari është modifikuar. Botues i literaturës krijues janë shtëpi të ndryshme të shtypit, të cilat siq duket merren edhe me shpërdarjen e librave që i prodhojnë.
Literatura e Kosovës përbëhet nga tekste të shkruajtura në gjuhën Shqipe, Serbe, Boshnjake dhe gjuhën Turke, kryesisht nga autorë nga Kosova.Pas luftës, tekstet shkollore ishin kryesisht në gjuhën serbe për shkak të rrethanave historike; pasi Serbia pushtoi Kosovën tekstet në gjuhën shqipe u hoqën.[1]
Nën pushtetin e Aleksandar Ranković, kushdo që e blinte gazetën Rilindja, rregjistroheshin nga policia sekrete.[2] Gjuha dhe kultura shqiptare u lejuan nga kushtetuta Jugosllave ne vitin 1974. Në këtë periudhë, gjuha dhe kultura shqipe lulëzuan.